“Nuk keni as energji dhe as lëndë të para, jeni në borxhe dhe jeni plot me të huaj!”
Gjatë fjalimit të tij në rrethet e Kremlinit, Putin e bëri të qartë (edhe një herë) se Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë ndonjëherë Gjermaninë, sepse vendi është thjesht i padobishëm për Moskën.
Nuk ka lëndë të para, as energji, është në borxhe dhe është plot me të huaj, imigrantë të paligjshëm. Prandaj, siç thotë ai: “Nuk do t’ju pushtonim edhe nëse dorëzoheshit me flamur të bardhë”.
Ai i bëri këto deklarata duke vlerësuar rezultatet e zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt dhe deklaratat e kancelarit Merz, i cili duket i papenduar dhe nuk e ka kuptuar mesazhin që i kanë dërguar votuesit gjermanë.
Konkretisht, Putin ka thënë:
“Nuk duam t’ju sulmojmë! Pse të duhet? Ajo epokë ka kaluar prej kohësh!
Kushdo që ka ende tru dhe di të mendojë e kupton këtë.
- Ju tashmë keni një borxh kombëtar prej 2,500 miliardë euro dhe asnjë ekonomist serioz nuk e di sesi keni ndërmend ta shlyeni atë. (Alice Weidel e shpall vendin e saj të falimentuar.)
Dhe tani, doni të merrni hua edhe 1,000 miliardë për t’u armatosur kundër nesh.
- Vendi juaj është plot me miliona imigrantë që ju kushtojnë 50 miliardë euro në vit.
- Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë suaj është aq e shqetësuar sa beson se mund të ndikojë në klimë duke ngarë biçikletë, apo duke ngrënë insekte.
- Sistemi juaj arsimor dikur ishte shembullor. Sot, në shumë klasa, mezi realizohet mësimdhënia, teksa pothuajse askush nuk flet gjermanisht.
- Infrastruktura juaj po shembet dhe nuk mund të vazhdoni me riparime.
- Hekurudhat tuaja dikur ishin krenaria e të gjithë botës. Sot, trenat tuaj ecin si në Indi.
- Nuk kemi nevojë për inxhinierët tuaj të famshëm. Gjatë sanksioneve, mësuam se mund të bënim pa ta. Por nëse do të kishim nevojë për ta, do t’i drejtoheshim Kinës. Atje, ata nuk janë vetëm më të lirë, por edhe më të mirë.
- Ju nuk keni as lëndë të para dhe as burime energjie. Pse atëherë duhet ta pushtojmë vendin tuaj? Për të zgjidhur probleme që ndryshe nuk do t’i kishim pasur? Le të jemi realistë: edhe nëse do të na thërrisnit, nëse do të dorëzoheshit dhe do të ngrinit flamurin e bardhë, ne prapë nuk do të vinim!
Source: RT (Telegram)


