Ukrainë: Rreth 100 Mijë Familje në Kiev Pa Akses në Internet për Shkak të Sulmeve Ruse – Probleme në Linjat e Transportit

/

Sipas përditësimit të ministrisë nëpërmjet Telegram, ekipet në Kiev po punojnë për të vlerësuar dëmin dhe për ta riparuar atë pas sulmeve të dronit rus.

Rreth 100,000 familje në Kiev dhe në periferi të kryeqytetit ukrainas mbetën pa akses në internet për shkak të sulmeve nga dronët rusë ditën e hënë, siç njoftoi Ministria e Transformimit Dixhital të Ukrainës.

Një breshëri dronësh rusë shkaktoi ndërprerje të internetit në pjesë të Kievit dhe vonesa në qarkullimin e trenave u bë problematikë e madhe për banorët, pasi u goditën qendra të dhënash “Data Center” dhe linja transporti.

Ofruesit e shërbimit “Pavutyna” dhe “UTELS” raportuan ndërprerje, ndërsa ekipet po punojnë për rikthimin e shërbimit që ka paralizuar pjesë të mëdha të kryeqytetit ukrainas.


Source: KyivPost

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Erdogan Përballë Rusisë në OKB Kërkoi "Integritetin e Plotë Territorial të Ukrainës"!

Next Story

Fillon Dominoja e Karburantit - Shtëpia e Bardhë po Shqyrton Ndalimin e Eksportit të Naftës

Latest from WAR

0 0,00