Ndjekja penale e Dr.David Morens me akuzat për bllokimin e hetimeve mbi origjinën e COVID-it nuk mund të jetë fundi i hetimit të kombit amerikan për të vërtetën në këtë çështje. Edhe nëse falja e Dr.Anthony Faucit nga Biden në minutën e fundit e mban atë jashtë burgut, amerikanët kanë nevojë për faktet e plota.
Morens punoi këshilltar i Faucit në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive; ai akuzohet për shkatërrimin dhe fshehjen e të dhënave zyrtare mbi lindjen e virusit – në një përpjekje të dukshme për të mbrojtur shefin e tij.
Shumë prova tregojnë se Fauci komplotoi me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetit, Francis Collins, për të shuar çdo hetim mbi origjinën e COVID-it brenda Institutit të Virologjisë në Wuhan – i cili bëri kërkime të financuara nga NIH/NIAID mbi koronaviruset në vitet para pandemisë, pavarësisht ndalimit federal për eksperimente të tilla “duke shfrytëzuar funksionin”.
E-mail-et tregojnë David Morens duke u mburrur që mbulonte fakte, pavarësisht Aktit të Lirisë së Informacionit.
E gjitha kjo ndihmoi në fshehjen e koordinimit të vazhdueshëm të Fauci-t me Peter Daszak – kreun e EcoHealth Alliance, organizatës që Fauci i dha grante për hulumtim përpos funksionit në WIV. Kjo punë synonte posaçërisht manipulimin e koronaviruseve, mutacionin thelbësor të virusit COVID.
Kjo është pothuajse me siguri arsyeja pse Fauci & Co bënë lojën e tyre të mashtrimit duke këmbëngulur se virusi kishte origjinë natyrore. Nëse publiku atëherë, i karantinuar do të mësonte se zyrtarët amerikanë kishin financuar shkencëtarë të papërmbajtshëm, që ndoshta kishin krijuar virusin pandemik në laborator të huaj, ata zyrtarë mund të përballeshin me burgim të përjetshëm.
Sidomos kur ekipi i Fauci-t mbështeti gjithashtu politikat që mbyllën shkollat, shkatërruan bizneset dhe i detyruan të dashurit tanë të vdisnin të vetmuar në spitale.
CIA, FBI dhe Laboratorët e njohur Livermore të Departamentit të Energjisë tani shohin se COVID-19 me shumë mundësi, të shkaktuar nga njeriu.
Ndërsa ne – falë pjesërisht Fauci & Co – nuk mund të jemi kurrë 100% të sigurtë për këtë, po balanca e probabiliteteve qëndron fuqishëm kundër teorisë së origjinës natyrore, do të shkruante New York Post.
Fauci, Collins dhe Morens gënjyen për të fshehur këtë fakt.
Media i mori gënjeshtrat e tyre dhe i shpalli ato si normale, si të vërteta, po kështu bënë edhe ligjvënësit dhe politikëbërës të panumërt.
Morens përballet tani me më shumë se pesë dekada burgim, nëse dënohet për të gjitha akuzat, megjithatë ai është qartësisht një peshk i vogël krahasuar me Fauci-n, i cili luajti vazhdimisht lojëra fjalësh për të mohuar përfshirjen e tij në financimin e kërkimit të virusit, duke gënjyer paturpësisht Kongresin dhe duke komplotuar me Collins për të përdorur pushtetin e tyre, për të detyruar studiuesit që të mbështesin teorinë e origjinës natyrore.
Ai demonizoi këdo që guxonte ta kritikonte, për këtë apo për çdo çështje tjetër, si sulm ndaj vetë shkencës dhe krijoi atmosferën në të cilën çdo mospajtim, apo edhe kuriozitet rreth teorisë së origjinës natyrore ndëshkohej shpejt nga përçmimi publik.
Falja e Fauci-t do të thotë se ai nuk mund të pretendojë të drejtën e 5-të nëse thirret për të dëshmuar para Kongresit për të gjitha këto – dhe nëse nuk del i pastër, kjo nuk do ta mbrojë atë nga akuzat për dëshmi të rreme; Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati duhet t’i kërkojnë atij të përgjigjet publikisht tani.
Ai duhet të humbasë edhe pensionin e tij të majmë qeveritar. Ky person jashtëzakonisht i pasur (pas një jete në shërbim publik, çuditërisht) nuk meriton asnjë qindarkë më shumë nga taksapaguesit të cilëve i gënjeu dhe i dëmtoi.
As ky nuk mund të jetë fundi i kërkimit për të vërtetën dhe drejtësinë.
Publiku gjithashtu duhet të mësojë faktet e plota mbi fushatat e administratës Biden për të fshehur rreziqet e vaksinimit dhe për të politizuar çështjen.
Dëshmi të forta nga Randi Weingarten dhe zyrtarë të shëndetësisë me të cilët ajo punoi për të mbajtur shkollat e vendit të mbyllura gjithashtu, do të trondisin publikun.
Abuzimet epike të pushtetit federal gjatë epokës së COVID-it me të drejtë e kanë çuar besimin e publikut te shkencë dhe qeveri në nivele epike të ulta; e vetmja mënyrë për të riparuar këtë dëm është të zbulohen të gjitha dhe të dënohen fajtorët.


