Sekretari i Shtetit Marco Rubio mesa duket ka shtuar një punë të re në CV-në e tij të gjatë të përgjegjësive të administratës Trump: DJ në ceremoni martesash.
“Disa momente më parë, prapa skene. Sekretari jonë i mash i shtetit Marco Rubio bën edhe DJ-in në dasma gjithashtu. Shikojeni aktic sonte në një dasmë”, do të shkruante Dan Scavino, në X.
Rubio, i cili shpesh quhet “Sekretari i Gjithçkaje”, mban shumë role në administratën Trump, duke shërbyer si sekretar shteti, këshilltar i sigurisë kombëtare dhe arkivist kryesor i Arkivit Kombëtar.
Ai është sekretari i parë i shtetit që shërben edhe si këshilltar i sigurisë kombëtare që nga Henry Kissinger gjatë administratës Nixon.
Ai mund të shihet pas një kabine DJ-i me kufjeve në kokë, ndërsa rri ulur mbi një laptop pranë një burri tjetër, mesa duket DJ-it të punësuar.
Ish senatori nga Florida e shndërroi dasmën në një klub nate nga vendlindja e tij, Miami, ndërsa dhjetëra të ftuar në dasmë u përqafuan dhe kërcyen në rreth. Nuk ishte e qartë se dasma e kujt ishte.
Rubio vazhdon t’i mbajë kufjet në veshë me një vështrim të përqendruar intensivisht dhe në një moment u duk sikur i dha DJ-it një sinjal për të shpejtuar melodinë.
Ai nuk është i vetmi DJ në shtëpi, ose më saktë, në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Donald Trump është i njohur për faktin se bën DJ-in për festat e tij në Mar-a-Lago.
Trump njihet për prirjen e tij ndaj shfaqjeve muzikore, por kënga me të cilën ai shoqërohet më shumë është “YMCA” e Village People.
Presidenti shpesh i referohet këngës si “himni kombëtar i gejve” dhe performon një kërcim karakteristik me këngën klasike disko.
Kohët e fundit ai pranoi se gruaja e tij, Melania, e urren kur ai bën lëvizjet e tij të shfrenuara.
“Ajo e urren kur unë kërcej me atë që ndonjëherë quhet himni kombëtar i gejve… ajo thotë… ‘i dashur, të lutem mos kërce, nuk është presidenciale.”
Kjo është ana humane, e një politikani, që pëlqehet dhe pranohet nga të gjithë.


