“Atëherë, pse nuk shkojnë thjesht të flasin vetë me të?”
Kryeministri sllovak Robert Fico mbrojti kontaktet e tij me Presidentin rus Vladimir Putin, duke iu përgjigjur kritikave që merr nga zyrtarët europianë.
Siç deklaroi ai, sa herë që njoftohet një takim i tij me presidentin rus Putinin, ai merr kritika të forta nga disa europianë.
Megjithatë, siç pretendoi ai, pas kthimit të tij nga këto kontakte, të njëjtët kritikë shfaqen privatisht duke kërkuar informacion.
“Unë takohem me Presidentin rus Putin dhe të gjithë më kritikojnë. Por kur kthehem pas takimit me Putinin, të gjithë në tualetet në Bruksel më pyesin se ‘çfarë të tha’”, tha Fico.
“Atëherë, pse nuk shkojnë thjesht të flasin vetë me të?”, shprehet me habi sllovaku, që qëndron në kahun e së djathtës europiane, që për disa cilësohet si Orbaniste.


