Tensionet përshkallëzohen në Ngushticën e Hormuzit.
Raportime për shkatërrimin e anijeve iraniane nga SHBA-të.
Donald Trump ka përdorur retorikë veçanërisht të ashpër kundër Iranit, duke paralajmëruar se Republika Islamike “do të fshihet nga faqja e dheut” në rast të një sulmi ndaj anijeve amerikane në Ngushticën e Hormuzit.
“Irani do të fshihet nga faqja e dheut” – Donald Trump
Duke folur në Fox News, presidenti amerikan theksoi se SHBA-të nuk do të tolerojnë kërcënime për lundrimin në një nga rrugët më kritike të energjisë në planet.
Dekaratë e CENTROM
Në të njëjtën kohë, tensioni në rajon duket se po rritet më tej. Kreu i CENTCOM, Admirali Brad Cooper, deklaroi se forcat amerikane shkatërruan gjashtë anije të vogla iraniane, ndërsa interceptuan dronë dhe raketa të lëshuara nga Irani.
Megjithatë, nga ana e Teheranit, një zyrtar ushtarak mohoi raportimet amerikane për shkatërrimin e anijeve iraniane, duke konfirmuar klimën mbizotëruese të akuzave të ndërsjellta.
Admirali Cooper lëshoi një paralajmërim të ashpër për forcat iraniane që të shmangin çdo angazhim me forcat e armatosura amerikane, në kontekstin e Operacionit “Liria”, ndërsa vuri në dukje se bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi dhe po evoluon përtej pritjeve fillestare.
Situata në Gjirin Persik mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, me bashkësinë ndërkombëtare që monitoron me shqetësim zhvillimet dhe rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm.
🚨 BREAKING: Trump, speaking with Fox News' @TreyYingst, threatens that Iran will be 'blown off the face of the earth' if the Islamic republic attacks US ships guiding vessels through Strait of Hormuz pic.twitter.com/cVq0jXqTh6
— Fox News (@FoxNews) May 4, 2026
Source:
FoxNews


