Lloji i Hantavirusit nga Andet u zbulua në rastet e anijes MV Hondius.
Një rast i ri i Hantavirusit është regjistruar nga autoritetet shëndetësore, pasi qeveria zvicerane njoftoi se një burrë që zbriti nga anija turistike MV Hondius është shtruar në spital në Zyrih.
Qeveria zvicerane theksoi se popullsia zvicerane aktualisht nuk është në rrezik.
Burri ishte kthyer në Zvicër pasi zbriti nga anija turistike MV Hondius, ku shpërtheu sëmundja, shtoi qeveria zvicerane në njoftim.
Tre pasagjerë në anijen turistike, e cila u nis nga Argjentina në mars, kanë vdekur, ndërsa rreth 149 persona nga 23 vende mbeten në bord.
Autoritetet shëndetësore të Afrikës së Jugut kanë zbuluar llojin e Hantavirusit nga Andet, i cili transmetohet nga një person në tjetri, tek dy persona në anijen turistike MV Hondius që është goditur nga një shpërthim i sëmundjes, tha ministri i shëndetësisë i Afrikës së Jugut në një prezantim para parlamentit.
Anija turistike pritet të niset nga Kepi i Gjelbër, Afrika Perëndimore, ku ndodhet, për në Ishujt Kanarie, pasi qeveria spanjolle i dha leje të ankorohet në portin e Tenerifes.
Prezantimi i ministrit, i parë nga Reuters, tha se testet e kryera nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse (NICD) i Afrikës së Jugut treguan se gruaja holandeze që vdiq në Johanesburg ishte infektuar me llojin e Andeve, ashtu si edhe një britanik i cili mbetet i shtruar në spital. Të dy u sëmurën ndërsa ishin në anije.
“Ky është i vetmi lloj i njohur që mund të përhapet nga një person në tjetrin, por ky transmetim është shumë i rrallë dhe, siç e thashë më parë, ndodh vetëm përmes kontaktit shumë të ngushtë”, tha ai në prezantimin e tij.
Lloje të tjera të hantavirusit zakonisht transmetohen te njerëzit nëpërmjet kontaktit me brejtësit e infektuar ose urinës, jashtëqitjes ose pështymës së tyre.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shtatë raste të hantavirusit janë regjistruar në MV Hondius, nga të cilat dy janë të konfirmuara në laborator dhe pesë janë të dyshuara.
Theksi që i jepet fakti që transmetohet nga njeriu tek njeriu, teksa gjenden në kontakt të afërt, duhet të na shqetësojë, se mund të na mbyllin sërish, apo të na rivendosim masa kufizuese. Nuk ndalet mania e konstilacionit për të na izoluar.
Sources:
The Guardian


