“Gjynjëzohet” Sërish Dubai – Godinë 50-Katëshe në Ndërtim e Sipër, Përfshihet në Flakë – Video

Gradaçielë në ndërtim e sipër në Dubai përfshihet nga flakët dhe tymi i dendur “mbuloi” Marinën.

Pas shuarjes së zjarrit, u iniciua një proces ftohjeje për të parandaluar rrezikun e rindezjes.

Zjarri shpërtheu në The Residences, Al Habtoor Grand, një ndërtim 50-katësh i vendosur pranë Portit të ri të Dubait dhe që pritet të përfundojë në mars të vitit 2027.

Forca të Policisë së Dubait dhe Mbrojtjes Civile nxituan në vendngjarje, ndërsa foto me tymin që mbulonte zonat e Marinës dhe Jumeirah Beach Residence bënë shpejt xhiron në mediat sociale.

Sipas Mbrojtjes Civile të Dubait, qendra e operacioneve mori një telefonatë emergjente në orën 7:06 të mëngjesit, me zjarrfikësit e parë nga stacioni Al Marsa që mbërritën në vendngjarje brenda shtatë minutash, në orën 7:13 të mëngjesit.

Autoritetet thanë se zjarri ishte një “i moderuar” dhe u vu nën kontroll në orën 8:51 të mëngjesit.

Autoritetet thanë se nuk pati të lënduar dhe ndërtesa u ftoh për të parandaluar rindezjen.

Çështja tani do t’i referohet autoriteteve përkatëse për të hetuar shkakun e zjarrit.

Sipas raportit, zjarret në Emiratet e Bashkuara Arabe janë më të zakonshme gjatë muajve të ngrohtë, kur kushtet e thata dhe me pluhur lejojnë që edhe një shkëndijë e vogël të përhapet shpejt në një zjarr të madh.

Çështja e sigurisë në gradaçiela ka qenë një shqetësim i madh për autoritetet vitet e fundit, veçanërisht pas incidenteve serioze në ndërtesa të larta.

Prillin e kaluar, pesë persona vdiqën në një zjarr që u përhap në një pallat apartamentesh në Sharjah, ndërsa rritja e shpejtë e popullsisë dhe ndërtimi i vazhdueshëm i kullave të reja kanë çuar në zhvillimin e metodave të reja të shuarjes së zjarreve, madje duke përdorur dronë për operacione në lartësi të mëdha.


Sources:
@MDXreal
Lovin Dubai

Previous Story

Do të na Mbyllin Sërish? - Rast i Ri i Hantavirusit - Personi që Zbriti nga Anija Turistike u Shtrua në Spital në Zyrih

Next Story

Vlon Turqia: Vëllai i Mevlut Cavusoglu (ish Ministrit të Jashtëm), u Gjend i Qëlluar me Armë Zjarri, në Zyrën e Tij!

Latest from Politikë