Siç raporton Bild, thuhet se sulmuesi e ka marrë peng punonjësin dhe ndodhet brenda bankës.
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Gjermani, në qytetin Sinzing në Rheinland-Pfalz, pas një sulmi nga persona të panjohur ndaj një arkëtari jashtë një dege banke.
Sipas informacioneve fillestare, gjithçka filloi kur një kamion i blinduar i arkëtarit u ndal para bankës dhe një punonjës, i cili u përpoq të hynte në ndërtesë, u kërcënua nga një burrë i panjohur.
Siç raporton Bild, thuhet se sulmuesi e ka marrë peng punonjësin dhe ndodhet brenda bankës. Në të njëjtën kohë, policia konfirmoi se ka më shumë se një sulmues, ndërsa ata brenda degës së bankës, konsiderohen tani më pengje.
Shoferi i automjetit të blinduar të transportit të parave është midis pengjeve.
Policia ka bllokuar të gjithë qendrën e qytetit dhe ka vendosur forca të forta përpara bankës.
Sources:
Bild


