SHBA: 28 të Arrestuar për Pornografi Fëmijësh – Anëtarë të Ekuipazhit të Anijes Disney, Midis të Arrestuarve!

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara arrestuan punëtorë nga pesë anije të ndryshme turistike në San Diego, Kaliforni.

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e Shteteve të Bashkuara arrestuan 28 punëtorë nga pesë anije të ndryshme turistike, përfshirë anijen Disney, më 23 dhe 25 prill në San Diego, Kaliforni, si pjesë e një operacioni të madh kundër pornografisë së fëmijë.

Siç i tha një zëdhënës i CBP-së California Post: “Pas hipjes në anije dhe marrjes në pyetje të 26 anëtarëve të dyshuar të ekuipazhit nga Filipinet, një nga Portugalia dhe një nga Indonezia, oficerët përcaktuan se të gjithë të përfshirët ishin angazhuar në marrjen, posedimin, transportimin, shpërndarjen apo shfaqjen e materialeve të shfrytëzimit seksual të fëmijëve, pra pornografisë me fëmijë”. Agjencia ka revokuar Visa-t e tyre dhe po vazhdon me deportimin e tyre.

Nuk është e qartë se në cilat anije të tjera punonin personat e tjerë të arrestuar.

Përgjigja e Disney

Disney tha se shumica e të arrestuarve nuk ishin punonjës të kompanisë së saj dhe theksoi se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet. “CBP ka revokuar Visa-t e tyre dhe këta kriminelë po largohen nga vendi ynë. Kemi tolerancë zero për këtë lloj sjelljeje dhe kemi bashkëpunuar plotësisht me autoritetet. Ndërsa shumica e këtyre individëve nuk punonin për linjën tonë të kroçerave, ata që punonin nuk janë më me kompaninë”, tha një zëdhënës i Disney.

Kompania nuk specifikoi numrin e saktë të punonjësve që u arrestuan.

Momenti kur u arrestua një kamerier nga “Disney Magic”

Pasagjerët në anijen turistike të Disney, “Disney Magic”, mbetën të shtangur kur oficerët e imigracionit arrestuan disa nga punonjësit e anijes gjatë zbarkimit.

Në fakt, një pasagjere, Dharmi Mehta, regjistroi momentin kur një nga kamerierët në udhëtimin e saj 5-ditor u arrestua. “Ai mbante veshur një uniformë, xhaketë dhe kravatë. Disa nga punonjësit e tjerë ende mbanin veshur uniformat e tyre të shefit të kuzhinës me emrat e tyre”, tha Mehta, duke i quajtur arrestimet “vërtet shqetësuese”.

Materiali seksual i sekuestruar do të çojë edhe në gjetjen dhe shpëtimin e fëmijëve që shfrytëzohen për pornografi.


Sources:
Breaking911

Previous Story

Vullkani në Filipine & Çdo Ditë Ndodhi Tmerri Shoqërojnë Vullkanin - Video Dokumentar

Next Story

Gjermani: Disa Persona Kanë Marrë Peng Një Bankë - Sulmohen Arkëtarët

Latest from Politikë