Gjermani: Mijëra Studentë Dalin në Rrugë & Protestojnë Kundër Shërbimit Ushtarak

Tubime dhe marshime proteste të mbajtura në dhjetëra qytete të Gjermanisë.

Dhjetëra mijëra studentë dolën dje në rrugët e qyteteve gjermane për të protestuar kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Protesta u mbajtën në dhjetëra qytete nën sloganin qëndror “Grevë shkollore kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë”.

Policia e Berlinit tha se rreth 1,200 protestues marshuan nga Porta e Brandenburgut deri në selinë e Unionit Kristian Demokrat (CDU) të Kancelarit Friedrich Merz, duke mbajtur pankarta që shkruanin “Arsim në vend të bombave” dhe “Berlin në vend të vijës së frontit”. Ndërsa organizatorët deklaruan se në Berlim numri i studentëve protestues ishte pesë mijë dhe jo shifra që jepte policia.

Në Hamburg, organizatorët thanë se rreth 6,000 njerëz morën pjesë në demonstratë, ndërsa policia e deklaroi 2,300 protestues.

Protestat e djeshme nuk ishin të parat mbarëkombëtare kundër shërbimit ushtarak. Në fillim të marsit, rreth 50,000 studentë demonstruan kundër rekrutimit në çdo formë, në protestat e mbajtura në 150 qytete gjermane.

Nën hijen e luftës në Ukrainë dhe me sfond qëllimet e reja të NATO-s, qeveria gjermane ndryshoi legjislacionin mbi shërbimin ushtarak, nga 1.1.2026, i cili vitet e fundit ka qenë vullnetar. Burrat që arrijnë moshën madhore marrin një pyetësor që duhet ta plotësojnë. Më pas ata i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe hartohen lista me rekrutë nga të cilët Bundeswehr tani mund të thirret për shërbim të detyrueshëm në rast të mungesës së fuqisë ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes ka vendosur një objektiv për të rritur numrin e ushtarëve me 60,000-80,000 deri në vitin 2035.


Sources:
Berliner Zeitung

Previous Story

Shpërthimi i Hantavirusit & Transmetimi Alarmant nga Njeriu tek Njeriu - Besohet se Ka Origjinën nga Një Landfill në Argjentinë

Next Story

Vazhdon Moti me Pluhurin Afrikan - Në Cilat Qarqe do të "Godasë" në Shqipëri & Sa Ditë?

Latest from Politikë