Çfarë tha zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian?
Në një përshkallëzim të ri të tensionit, zëdhënësi i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Ebrahim Rezaei, tha se Irani është gati të shqyrtojë rritjen e pasurimit të uraniumit në 90% – niveli i kërkuar për një armë bërthamore – nga 60%, që është aktualisht 440 kilogramë uranium që ka, në rast të një sulmi të ri amerikan.
Për kujtesë, çentralet bërthamore funksionojnë me një pasurim prej 3-5%, ndërsa armët bërthamore kanë nevojë për rreth 90%. Deklarata vjen pas informacionit se Donald Trump po shqyrton sulme të reja kundër Iranit për të forcuar pozicionin e tij negociues.
Sa kohë do i duhet Iranit për të patur armën e parë bërthamore?
A është ky thjesht një kërcënim, apo ka doza vërtetësie? Vlen të përmendim se specialistët rusë që merreshin me pasurimin e uraniumit janë larguar.
Kush është duke punuar aktualisht në qendrën e pasurimit të uraniumit?
Mos ndoshta këtë Irani e thotë, teksa mund të ketë siguruar bombë bërthamore nga aleatët? Ky duket të jetë një version, megjithëse vështirësisht i arritshëm, teksa prej disa ditësh, me ngulm kërkon përballjen.
BREAKING:
— Megatron (@Megatron_ron) May 12, 2026
🇮🇷 Iranian parliament will consider to make a Nuclear bomb
If the US attacks us again, we will enrich uranium to the level of a nuclear bomb – Ebrahim Rezaei, spokesperson for Iran’s parliamentary National Security announced
The Iranian parliament will consider… pic.twitter.com/Ml5JBBA5Dq
Sources:
Iran Press TV


