8 Zakonet “Bezdisëse” të Njerëzve me Intelekt të Lartë

Shkencëtarët pohojnë se këto zakone shoqërojnë çdo intelekt, gjithsesi!

Zakonet e çuditshme që shpesh shoqërojnë njerëzit që kanë intelekt të provuar, janë ato që na bëjnë t’i gjykojmë negativisht ndonjëherë, apo t’i distancojmë, ndoshta për t’u ndjerë të sigurtë, më afër tërësisë dhe jo më afër çmendurisë, që mbartin në dukje.

Shkencëtarët i marrin këto zakone si shenja për të dalluar gjenitë nga mendjet mesatare. Logjika e teorisë së tyre u thotë atyre se nëse nuk kanë një ose më shumë nga këto zakone “të këqija”, atëherë nuk kanë intelek të lartë.

Për çfarë zakonesh po flasim dhe sa bezdisëse janë ato?

Ato mund të jenë shumë, pak, ose aspak bezdisëse, por mbeten disi të tepërta dhe mund t’i vendosin disa njerëz në pozicion të vështirë. Ato janë sigurisht zakone që personi mesatar nuk i ka, të paktën jo në tërësinë e tyre.

Pra, 9 zakonet e gjenive janë:

Ata shajnë

Ja një zakon jashtëzakonisht antisocial, i cili, megjithatë, sipas një studimi në “Gjuhën e Shkencave” ka diçka për të thënë. “Njerëzit që shajnë kanë një fjalor më të pasur”, pohon studimi.

Ata janë të çrregullt

Studiuesit në Universitetin e Minesotës, pas eksperimenteve mbi dy grupe njerëzish që duhej të propozonin ide për një projekt (një grup mbante takime në një mjedis të pastër dhe tjetri në kaos absolut), zbuluan se grupi i dytë ishte shumë më kreativ dhe interesant. Studiuesit theksuan se rrëmuja ndihmon në të menduarit, pasi mendja percepton se “thyen lidhjet dhe proceset tradicionale”.

Ata irritohen nga njerëzit që bëjnë zhurmë kur përtypin (ushqim, mastikë, çdo gjë)

20% e popullsisë ka një ndjeshmëri të lartë ndaj tingujve specifikë. Studiuesit nga Universiteti Northwestern zbuluan se njerëzit që shqetësohen nga zhurma të tilla mendojnë në mënyrë më të plotë dhe thellë.

Ata flasin me veten

Truri funksionon më me efikasitet kur dikush flet me veten. “Është biseda më e ndershme dhe efektive që një person mund të bëjë, ndërsa e stërvit personin në procesin e përballjeve retorike”, thonë studimet nga avokatët, psikologët dhe psikologët e fëmijëve.

Ata janë të prirur ndaj alkoolit

Bazuar në dosjet kërkimore të kryera disa vite më parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe duke u përpjekur të lidhnin inteligjencën e fëmijërisë dhe varësinë nga alkooli në moshë madhore, doli në pah se fëmijët “e mrekullueshëm”, apo me intelekt, u zhvilluan në pijedashës sistematikë. Shpjegimi i dhënë kishte të bënte si me depresionin që ata përjetuan në moshë madhore – si shumë fëmijë “të mrekullueshëm” – ashtu edhe me iluzionin e revolucionit që fshihte një zakon i tillë.

Ata nuk shpërqendrohen nga telefonat celularë (dhe ajo që po ndodh në mediat sociale)

Sipas një artikulli në “Wired”, mitet se telefoni celular na shpërqendron nga gjithçka, janë hedhur poshtë. Jo nga të gjithë ne, të paktën. “Në mjedisin e duhur dhe me teknikat e duhura, ky zakon mund të na bëjë më të zgjuar.” Në fakt, autori i artikullit pohon se teknologjia i mëson të rinjtë dhe të moshuarit të vendosin përparësi më lehtë dhe të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Ata qëndrojnë zgjuar deri vonë

Në një studim të kryer nga Universiteti i Madridit dhe me një mostër prej më shumë se 1000 adoleshentësh, u pa se më inteligjentët ishin ata që lexonin vonë natën, ndërsa vetë performuan më mirë në testet e mëngjesit (provime shkollore, teste, etj.).

Ata zhgaravisin

Le të mos e marrim lehtë zakonin tonë për të zhgaravitur letrat, pakot, tavolinat ndërsa të tjerë na flasin dhe veçanërisht kur duhet të përqendrohemi në diçka të mërzitshme. Sipas një studimi të botuar në “Wall Street Journal”, ata që zakonisht zhgaravitin ose skicojnë “qëndrojnë të përqendruar, asimilojnë ide të reja dhe ruajnë më mirë informacionin”.

***

Sigurisht, të gjitha studimet e mësipërme mund të kenë thjesht efektin e kundërt të asaj që presin disa.

Dikë këto studime mund ta bëjnë të mendojë se është i zgjuar, ose të gjejë një arsye për të sharë më shumë, për të qëndruar zgjuar deri vonë, apo për të pirë ndonjë gotë më shumë…! Kujdes!


Source:
The mind Sources (FB)

Previous Story

Athina Zyrtare Kërkon Ndërhyrjen e Menjëherëshme të BE-së, Duke Denoncuar Arbitraritetin Turk në Kufijtë Detarë!

Latest from Sociale