Çfarë po Ndodh në Izrael?

//

Pasi presidenti Trump bëri këtë postim në Truth Social, me një foto të tij duke patur në sfond drejtuesin e Forcave të Armatosura, me lezantën “Qetësi përpara Stuhisë”, në Izrael është regjistruar një shpërthim i fuqishëm, në Beit Shemesh (Jeruzalemi perëndimor), në formë kërpudhe, që ka tronditur banorët përreth, pasi shpërthimi ka ndodhur shumë pranë tyre.

Bazuar në pamjet e filmuara shpërthimi dhe kërpudha janë të shqueshme, ndërkohë që pak Media flasin për të dhe nga ana tjetër Izraeli thotë se është duke bërë prova të pajisjeve të tij të reja të mbrojtjes, dhe se shpërthimi ka qenë i kontrolluar. Por ajo që bën çudi është se shpërthimet e kontrolluara shoqërohen me paralajmërime paraprake, gjë që nuk ka ndodhur dhe jo vetëm kaq, por shpërthimi ka ndodhur shumë pranë zonës së banuar.

Ndërkohë nuk ka njoftime për bombardime, apo sulm. Çfarë po ndodh?


Source:
Middle East Observer

Previous Story

8 Zakonet "Bezdisëse" të Njerëzve me Intelekt të Lartë

Latest from Politikë