Televizioni turk zbulon thelbin strategjik të ligjit “Atdheut Blu” apo “Mavi Vatan”. Si po përgatitet Erdogan të imponojë zona me status të veçantë dhe përmirësimin e Casus Belli.
Narativa e pretendimeve turke në Egje tani po merr formë ligjore dhe interpretimi i saj, përmes rrjeteve shtetërore dhe pro qeveritare të Turqisë, nuk lë vend për heshtje nga pala greke.
Përgatitja e projektligjit për “Atdheun Blu” shoqërohet me një fushatë të organizuar komunikimi për legjitimimin e politikës revizioniste, me analistë ushtarakë dhe zyrtarë shtetërorë që analizojnë hap pas hapi mënyrën sesi Ankaraja synon të përvetësojë pjesë të territorit grek.
Analisti ushtarak Kemal Olcar, duke folur për rrjetin televiziv A Haber, zbuloi taktikën e pohimit të kontrolluar. Duke paraqitur harta dhe koordinata, ai shpjegoi se pala turke po i “jep” Greqisë të drejtën për të ekzistuar në komplekse specifike me qëllim që të përpijë pjesën tjetër të Egjeut.
“Këtu janë Sporadet dhe Cikladet, nuk po themi asgjë për këto ishuj. Nuk po i prekim, por po themi: Greqi, nuk do t’i prekësh as këto këtu. Pra, po zhvillojmë të drejtat tona në pjesën tjetër të Egjeut”, tha analisti turk.
Kjo është hera e parë në histori që territoret e një vendi sovran, ndryshohen me imagjinatën e ligjeve të shtetit fqinj, si të mos ketë as popull dhe as qeveria, por as edhe ndërkombëtarë dhe aleatë, territori që pretendohet.
Doktrina e integrimit: Flamuj në 152 ishuj
Ideja qendrore e ligjit të ri nuk kufizohet vetëm në kontrollin e ujërave, por në ndryshimin e sovranitetit kombëtar mbi territorin. Olcar përmendi qartë numrin kyç prej 152 ishujsh të vegjël dhe ishujsh shkëmbinj, të cilët Ankaraja i konsideron si “sovranitet të papërcaktuar” (në terminologjinë turke EGAYDAAK).
Shpikja legjislative bazohet në akrobacitë logjike të mëposhtme:
Meqenëse shteti turk do të përcaktojë në mënyrë të njëanshme Zonën e tij Ekonomike Ekskluzive (EEZ), çdo formacion gjeografik që gjendet brenda këtyre kufijve do të quhet “zgjerim fizik” i Turqisë.
Siç konfirmoi analisti, miratimi i ligjit i hap rrugën udhëheqjes politike për të marrë vendimin për të vendosur një flamur turk në ishujt specifikë, duke e shndërruar një teori ligjore, në një akt pushtimi të mirëfilltë.
Fuqia e Erdoganit dhe zonat me “status të veçantë”
Zemra e projektligjit qëndron te fuqitë e transferuara te Rexhep Tajip Erdoganit. Deri më tani, presidenti turk kishte autoritetin për të zgjeruar ujërat territoriale. Me ligjin e ri, ai fiton të drejtën për të shpallur në mënyrë arbitrare “zona me status të veçantë”.
Ky mjet i lejon atij, pa shpalljen zyrtare të një EEZ-je, të kontrollojë zona specifike detare për peshkim, mbrojtje të mjedisit ose qëllime kërkimore nënujore.
Siç nënvizoi anëtari i Këshillit Disiplinor të partisë në pushtet (AKP), Ağdoğan Ayahin, Turqia tani fiton, në dokumentet e veta, të drejtën për të shpallur tendera për miniera në parcelat detare që pretendon.
Institucionalizimi i Casus Belli
Përpjekja për të legjitimuar kërcënimin përmbyllet përmes deklaratës së Mustafa Baskaras, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kërkimit për Ligjin e Detit (DEHUKAM). Baskaras u sigurua të sqaronte se Casus Belli (shkaku i luftës) për zgjerimin e mundshëm të ujërave territoriale greke përtej 6 miljeve detare nuk është më thjesht një vendim i Asamblesë Kombëtare Turke në vitin 1995, por është përfshirë në thelbin e kuadrit të ri legjislativ.
Ligji “Atdheu Blu” është arsenali ligjor me të cilin Ankaraja përgatit terrenin, në mënyrë që në një krizë ose negociatë të mundshme në të ardhmen, të mund të paraqesë pretendimet e saj të paligjshme si të drejta të institucionalizuara të shtetit turk.
***
Ky është hapi i parë drejt luftës në Mesdheun Lindor dhe padyshim kjo do të jetë lufta e shkatërrimit përfundimtar të sulltanatit turk, lufta e asgjësimit të një tjetër regjimi të rrezikshëm në Lindjen e Mesme. Turqia do të jetë Irani i dytë dhe për këtë nuk ka më dyshime, për ata që ndjekin nga afër zhvillimet dhe dinamikën e tyre, në gjeopolitikën e rajonit.
Ndërkohë populli grek po reagon masivisht në Media dhe Rrjete Sociale duke i thënë Erdoganit: “Eja t’i marrësh”!
Source:
A Habber TV


