SHBA-të Tërheqin 5,000 Trupa nga Gjermania & i Dërgojnë në Poloni

/

Njoftimi erdhi pasi një stërvitje e planifikuar u pezullua, duke alarmuar zyrtarët në Poloni dhe duke zemëruar anëtarët e Kongresit.

Presidenti Donald Trump tha të enjten se SHBA-të do të vendosin 5,000 trupa shtesë në Poloni, një përmbysje e dukshme kjo, e lëvizjeve të tij për të zvogëluar praninë e forcave amerikane në Europë për të ndëshkuar NATO-n, për mungesën e mbështetjes nda Amerikës për luftën e Iranit.

Trump bëri njoftimin për trupat në një postim në mediat sociale me pak detaje, duke sugjeruar se ishte i angazhuar që me zgjedhjet e vitit të kaluar të Presidentit nacionalist Karol Nawrocki. Njoftimi erdhi menjëherë pasi administrata e tij anuloi papritur një stërvitje të madhe stërvitore në Poloni – duke thënë më vonë se ishte shtyrë – dhe tha se do të tërhiqte 5,000 trupa nga Gjermania.

Pentagoni ia drejtoi pyetjet Shtëpisë së Bardhë, e cila nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për sqarime në lidhje me njoftimin.

Një zyrtar polak dhe një përfaqësues i NATO-s, të cilëve iu la anonimiteti për të diskutuar dinamikën e brendshme, thanë se ishin të habitur nga vendimi, të cilin administrata nuk e diskutoi paraprakisht me aleatët.

Trump ka qenë prej kohësh kritik i NATO-s dhe kërkoi që vendet europiane të rrisin shpenzimet e tyre për organizatën. Ai gjithashtu shprehu vazhdimisht zemërim për refuzimin e disa vendeve anëtare për të mbështetur luftën e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Kjo ndodhi pasi Pentagoni njoftoi planet për tërheqjen e 5,000 trupave nga bazat ushtarake në Gjermani në fillim të këtij muaji, pas përplasjes së Trump me udhëheqësin e vendit për luftën në Iran. Nawrocki tha në fillim të këtij muaji se do t’i kërkonte Trump të dërgonte trupat në vendin e tij. Estonia, Lituania, Letonia dhe Rumania gjithashtu luftuan për një prani ushtarake më të madhe amerikane në vendet e tyre pas njoftimit.

“Bazuar në zgjedhjen e suksesshme të Presidentit të tanishëm të Polonisë, Karol Nawrocki, të cilin isha krenar ta mbështesja, dhe marrëdhënien tonë me të, jam i kënaqur të njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 5,000 trupa shtesë në Poloni”, tha presidenti në postimin e tij në mediat sociale. “Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”

Nawrocki, i cili u zgjodh në qershor 2025 me mbështetjen e partisë nacionaliste Ligj dhe Drejtësi, është rreshtuar kryesisht me administratën Trump që nga marrja e detyrës – duke e vendosur atë në një kurs përplasjeje me kryeministrin pro-BE të vendit, Donald Tusk.

Tusk kishte thënë më parë se Polonia do të shfrytëzonte “çdo mundësi” për të rritur praninë ushtarake amerikane në vend, por paralajmëroi se ishte kundër “tërheqjes së paligjshëm” të trupave nga aleatët e tjerë në Europë, nga ana e Amerikës. Por tani më, zyrtarët polakë diskutuan praninë e trupave amerikane në territorin e tyre me zyrtarët e administratës Trump në Uashington këtë javë, sipas një njoftimi polak të takimit.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha në një konferencë për mbrojtjen në Varshavë se forcat shtesë amerikane “do të ishin të mirëpritura në Poloni” pavarësisht se ku ishin vendosur fillimisht.

Trump ka thënë se shkurtimet mund të shkojnë edhe më tej, duke u thënë gazetarëve se “po shkurtojmë shumë më tepër se 5,000 trupa” trupa në Gjermani.


Source: Politico

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Vetmia po e Vret Ekonominë - Fenomeni që Kushton Miliarda

Next Story

Hungari: Shpërthim Masiv në Uzinën më të Madhe Petrokimike të Vendit - Katastrofë Energjitike

Latest from USA/SHBA