Kodi i kuq. Kodi i kuq. Kjo nuk është një stërvitje.
Dan Scavino, krahu i djathë i presidentit Trump ka postuar bombarduesin B2. Ju e dini çfarë ndodh më pas!
Nëse nuk e njihni Dan Scavino-n, duhet ta dini, ai është njeriu që ka qenë në krah të Presidentit Trump për gati 40 vite. Ndoshta këshilltari më i besuar i presidentit, zëri i Donald Trump kur bëhet fjalë për median dixhitale dhe një njeri që drejton të gjithë personelin presidencial. Ndaj, ai është një njeri që e di se çfarë do të ndodhë, kështu që çdo postim i tij duhet të merret seriozisht.
Kur Dan Scavino fillon të postojë video si kjo në fund të shkrimit, do të thotë se diçka është gati të shpërthejë. Ai e bëri këtë para se të kapnin Nicholas Maduro në Venezuelë. Ai e bëri këtë para se të shpërthente lufta e Iranit më 28 shkurt 2026. Dhe të gjithë kanë ndjesinë se diçka do të ndodhë.
Diçka e çuditshme po ndodh
Presidenti Trump ka anuluar të gjitha planet këtë fundjavë dhe u tha zyrtarëve të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës të administratës që të anulojnë të gjitha planet e tyre për Memorial Day.
Donald Trump personalisht është kthyer në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk është parë më, gjithashtu të gjithë gazetarët u larguan nga Shtëpia e Bardhë, mbrëmë.
Diçka do të ndodhë. Kjo është shenjë, kjo është një tjetër shenjë që Dan Scavino të postojë në orën 1:00 të mëngjesit, një video të tij dhe Presidentit Trump duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Muzika në sfond është gjithashtu kuptimplotë “the sum of all fears”.
Çfarë do të ndodhë? Ndoshta amerikanët po shkojnë tek uraniumi i Iranit.
Donald Trump i ka anuluar të gjitha planet e tij, ndërkohë që normalisht nuk e bën këtë, pasi presidenti zakonisht çdo fundjavë luan golf.
Donald Trump anuloi gjithashtu një udhëtim të planifikuar dhe të gjitha planet e tjera për Memorial Day. Ai do të shkonte në Bedminister, New Jersey, për të luajtur golf, por në vend të golfit, zbriti nga Marina 1 menjëherë në Uashington DC. Kjo nuk ishte pjesë e planit, gjë që po shkakton shumë spekulime.
CBS raporton se zyrtarët e inteligjencës kanë anuluar gjithashtu të gjitha planet e tyre për Memorail Day dhe janë në gatishmëri. Diçka duket e afërt dhe ka spekulime nëse kjo mund të nënkuptojë se do të ndodhë diçka në Iran, ndoshta në Kubë apo në të dyja.
Momentet e fundit të negociatave
Ndërkohë marshalli i Pakistanit, Aim Maner, është në rrugë për në Iran për të dhënë një ultimatum përfundimtar nga Presidenti Trump, “hiqni dorë menjëherë nga uraniumi i pasuruar ose do të shndërroheni në fabrikë qelqi”.
Presidenti Trump po mbledh ekipin e tij të lartë të sigurisë për të folur për situatën e luftës në Iran, po shqyrton seriozisht nisjen e sulmeve të reja kundër Iranit, përveç një përparimi të minutës së fundit në negociata. Mesazhet e Trump gjatë gjithë javës kanë qenë gjithashtu goditëse dhe ai ka kaluar mesazhin se është gati të sulmojë, gjë që normalisht nuk është qëllimi i tij.
Ndërsa Lindsey Graham dje në mbrëmje ka shkruar: “Cuba Libre”.
Irani nga ana tjetër ka mbyllur hapësirën e ajrore, me ndërhyrje të forta, zona të kuqe mbi territor, një zbulim masiv bllokimesh GPS në të gjithë Iranin, Irakun, Kuvajtin.
Trump anashkaloi edhe ditëlindjen e djalit të tij për të kaluar fundjavën në Uashington, diçka që normalisht nuk është i gatshëm ta bëjë në kushte të tjera.
Duket se këtë javë do të kemi rifillim të luftës në Iran.
Edhe dorëheqja e Tulsi Gabbard dje është një sinjal dhe një shenjë ekstra, që lidhet me ermetizimin e agjensive të sigurisë.
Ndërsa zëra nga administrata po thonë se është mjaft e qartë se janë gati të sulmojnë. Të gjitha shenjat tregojnë për një sulm të afërt dhe tensionet në Lindjen e Mesme duket se po përshkallëzohen përsëri.
Source: Don Scavino (X) / CBS


