Piloti pëson atak në zemër në 30,000 këmbë lartësi!
Fluturimi nga Tenerife për në Birmingham u detyrua të bënte ulje emergjente në Porto, Portugali.
Paniku mbizotëroi në një fluturim të linjës ajrore britanike Jet2 me 220 pasagjerë kur piloti pësoi atak në zemër në 30,000 këmbë lartësi fluturimi.
Fluturimi nga Tenerife për në Birmingham u detyrua të bënte një ulje emergjente në Porto, Portugali.
Dëshmitarët përshkruan skena paniku, me asistentë fluturimi që vraponin nëpër korridor duke kërkuar ndihmë mjekësore nga pasagjerët dhe aeroplanin që ulte me shpejtësi lartësinë e tij nën kontrollin e bashkëpilotit.
Pasagjeri i tha ‘The Sun’
“Unë dhe partneri im ishim në gjumë kur u zgjuam nga kaosi. Dritat po ndizeshin dhe asistentë fluturimi ishin dukshëm të shqetësuar, duke thirrur një mjek.
Fëmija ynë 2 vjeç filloi të qante si shumë fëmijë të tjerë në aeroplan ndërsa aeroplani po zbriste me shpejtësi për ulje emergjente.”
Aeroplani u ul mirë dhe pa probleme në aeroportin e Portos në orën 2:11 të mëngjesit të premten (22 maj).
Piloti u dërgua menjëherë në spital, ndërsa pasagjerët u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar me ekuipazh të ri dhe një fluturim zëvendësues.
Jet2 tha se nuk pati “asnjë rrezik për sigurinë e pasagjerëve në asnjë moment” dhe kërkoi falje për ndërprerjen, duke ofruar fluturim falas në cilindo nga 14 fluturimet e saj për në Mbretërinë e Bashkuar gjatë javës së ardhshme.
Source: The Sun


