Një burrë i vuri flakën vetes të enjten pasdite, pak larg selisë së Kombeve të Bashkuara në New York dhe më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra, sipas një deklarate nga Policia Metropolitane e SHBA-së.
Departamenti i Policisë së New York-ut i tha AFP-së se mori një telefonatë në orën 6:32 pasdite (ora lokale; ora 00:32 e mëngjesit sipas orës shqiptare) në lidhje me një incident vetëdjegieje pranë selisë së OKB-së. Policia dhe departamentet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje.
“Ai u shpall i vdekur në Spitalin Bellevue”, në Manhattan, tha policia, duke shtuar se ka nisur një hetim mbi rrethanat e incidentit.
Autoritetet nuk kanë bërë asnjë vlerësim të motiveve për sfidën e pakuptimtë. Megjithatë, sipas një raporti në New York Post, burri, i cili ishte veshur si murg tibetian, kishte vendosur një flamur tibetian pranë tij përpara se t’i vinte flakën vetes.
Kur Agence France-Presse kontaktoi Kombet e Bashkuara për koment, prej Kombeve nuk u dha përgjigje e menjëhershme.
Source: AFP / New York Post


