Trump Sulmon Kritikët e Marrëveshjes me Iranin – Analizë: Do të Ketë Një Marrëveshje Realisht?

/

“Do të jetë krejt e kundërta e JCPOA-s katastrofike”, thotë Trump.

Trump sulmon kritikët e marrëveshjes me Iranin duke u thëmë: “Ose do të jetë e shkëlqyer dhe thelbësore, ose nuk do të ndodhë”!

Donald Trump gjithashtu hodhi poshtë krahasimet me marrëveshjen bërthamore të JCPOA-s, të cilën e quajti një “katastrofë” të administratës Obama, duke pretenduar se i hapi një “rrugë të drejtpërdrejtë” Iranit për të blerë armë bërthamore.

Trump sulmon kritikët demokratë dhe republikanë të marrëveshjes me Iranin, duke bërë thirrje për një marrëveshje që është e shkëlqyer ose nuk do të ketë marrëveshje.

Ai i karakterizon kritikët si “të huaj” për negociatat dhe pretendon se çështjet kritike nuk janë diskutuar ende.

Ai emëron senatorët Tillis, Cassidy dhe përfaqësuesen Massie si të dobët dhe joefektivë, duke i akuzuar ata për përçarje.

Ai hedh poshtë krahasimet me JCPOA-n, duke e quajtur atë marrëveshjen katastrofike të Obamës që hapi rrugën për armë bërthamore.

Ai deklaron se marrëveshja e re do të jetë e kundërta e JCPOA-s dhe se ai nuk bën marrëveshje të këqija si paraardhësi i tij.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i është përgjigjur reagimit rreth marrëveshjes së mundshme me Iranin me një sulm të ashpër ndaj kritikëve të tij demokratë dhe republikanë. Në një postim, Trump e bëri të qartë se, sipas tij, ose do të arrihet një marrëveshje “e madhe dhe thelbësore”, ose nuk do të ketë fare marrëveshje.

Në të njëjtën kohë, ai tha se “qesh” me demokratët, të ashtuquajturit RINO (Republikanë Vetëm me Emër) dhe ata që, siç pretendoi ai “nuk dinë asgjë” për negociatat me Teheranin, duke argumentuar se disa çështje kritike nuk janë vënë ende në tryezën e negociatave.

Ai shënjestroi, ndër të tjerë, senatorin Tom Tillis, Bill Cassidy dhe përfaqësuesin Thomas Massie, të cilët i përshkroi si “të dobët”, “jo efektivë” dhe “humbës”, duke i akuzuar ata se shkaktojnë “përçarje dhe disfatë”.

Presidenti amerikan gjithashtu hodhi poshtë krahasimet me marrëveshjen bërthamore JCPOA, të cilën e përshkroi si një “katastrofë” të administratës Obama, duke pretenduar se ajo hapi një “rrugë të drejtpërdrejtë” për Iranin për të blerë armë bërthamore.

“Marrëveshja me Iranin ose do të jetë e madhe dhe thelbësore ose nuk do të ketë marrëveshje. Do të jetë e kundërta e JCPOA-s katastrofike”, tha ai, duke përfunduar: “Jo, unë nuk bëj marrëveshje të tilla”.

Dhe në analizën tonë Trump e di shumë mirë që nuk ka mudësinë të arrijë një marrëveshje me Iranin, ku ky i fundit të pranojë të dorëzojë uraniumin. Por Trump mes zvarritjes në kohë po realizon si dhe sa më poshtë:

  1. po kalon Iranin në krizë humanitare;
  2. po vjedh kohë të vlefshme për të bindur Iranin se nuk do luftë;
  3. po u thotë të gjithëve se nuk varet nga Izraeli;
  4. po mat pulsin e amerikanëve nëse duan luftë apo marrëveshje; dhe kryesorja
  5. po zbraz Ngushticën e Hormuzit nga anijet e kapura peng;
  6. po çliron dhe po i jep një frymëmarrje tregjeve dhe ekonomisë globale mes hapjes, qoftë edhe provizore të Ngushticës.

Dhe sa më sipër mund t’i analizojmë në formë më të detajuar.

  1. gjithë këto kohë Irani është thuajse shkatërruar financiarisht dhe ekonomikisht, me inflacion në “qiell”, me një monedhë thuajse të pavlefshme në tregun global, me mungesë të theksuar produktesh në treg;
  2. mes zvarritjes po bind Gardën Revolucionare se nuk do luftë, duke u lënë një dozë vetëkënaqësie, mes së cilës u lë të nënkuptojnë se janë të fuqishëm dhe se nuk do më të përballet me fuqinë ushtarake iraniane;
  3. duke diskutuar për një marrëveshje me Iranin vë në provë Izraelin, por edhe të tjerët që besojnë se “e heq për hunde” Netaniahu, apo se është vasal i Izraelit;
  4. deri dje që luftonte në Iran, amerikanët dëshmonin se nuk donin luftë, tani që u ofron marrëveshje, amerikanët po kërkojnë rrëzimin e rregjimit në Iran dhe asgjësimin e uraniumit, gjë që nuk bëhet pa luftë;
  5. nuk mund të ketë luftë të përgjithshme në Iran dhe në Gjirin Persik, me anije peng, që Irani i izoloi për të krijuar një gardh mbrojtës. Nuk mund të ketë luftë me mijëra anije prezent në Ngushticë, ndaj zbrazja e saj është domosdoshmëri dhe kjo arrihet duke bindur iranianët se Trump kërkon marrëveshje dhe jo luftë;
  6. njëkohësisht me zhbllokimin e anijeve i jep një frymëmarrje të madhe tregjeve dhe ekonomisë, edhe pse do të pasojë një luftë reale dhe madhore për asgjësimin e regjimit në Iran për asgjësimin e një shteti terrorist.

Source: Donald J. Trump (TS)

MAST analysis

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Valë të Nxehti në Francë – Një Vdekje në Paris, për Shkak të Temperaturave të Larta!

Next Story

Alarm në Fluturimin e EasyJet nga Egjipti në Londër - Ja Pse!

Latest from USA/SHBA