Zvicra në gatishmëri dhe alert total.
Një person me thikë plagosi 4 persona në stacionin e trenit.
Bërtiti “Allahu Ekber” dhe mund të kishte edhe të vdekur nëse therrja do të ishte fatale.
Dëshmitarët okularë thanë se sulmi ndodhi pak para orës 8:30 të mëngjesit të së enjtes (28.05.2026).
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Zvicër pas sulmit me thikë në stacionin e trenit në qytetin Winterthur, ku u plagosën katër persona.
Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por sipas mediave lokale, sulmuesi u dëgjua duke bërtitur “Allahu Ekber” gjatë incidentit, gjë që nuk lë më për dyshime që akti është terrorist.
Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se qëndroi përpara fëmijëve për t’i mbrojtur.
Source: 20 Minuten


