“Jo të gjithë aplikantët për kartë jeshile do të deportohen”, tha presidenti amerikan.
Administrata Trump ka dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me vendimin që njoftoi më 22 maj, sipas të cilit aplikantët për kartë jeshile do të duhet të largoheshin.
Donald Trump ka bërë të qartë se, jo të gjithë aplikantët për kartë jeshile do të detyrohen të largohen nga SHBA-ja për të paraqitur aplikimin e tyre nga jashtë.
Administrata Trump ka vendosur që aplikantët për kartë jeshile (statusi “banor i përhershëm”) në SHBA do të duhet të përfundojnë proçedurat përkatëse ndërsa do të jenë në vendin e tyre, sipas “New York Times”. Por pas një sqarimi të vendimit u bënë me dije detaje të vendimit, pas panikut të krijuar mes publikimeve dhe reagimeve.
Ndaj, Departamenti i Sigurisë Kombëtare, i cili mbikëqyr imigracionin, i tha gazetës se politika e re nuk do të zbatohej për të gjithë aplikantët për kartë jeshile, por do të zbatohej “rast pas rasti”.
“Ishte thjesht një kujtesë për zyrtarët që të përdorin diskrecionin e tyre” në marrjen e vendimit nëse do t’u kërkojnë apo jo aplikantëve të largohen nga Shtetet e Bashkuara për të aplikuar nga jashtë, tha departamenti.
Vetëm javën e kaluar, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS) njoftuan se “që tani e tutje, një i huaj që banon përkohësisht në Shtetet e Bashkuara dhe që dëshiron të marrë një kartë jeshile duhet të kthehet në vendin e tij ose të saj të origjinës për të aplikuar, përveç në rrethana të jashtëzakonshme”.
Mbajtësit e vizave me afat të kufizuar, siç janë studentët, punëtorët sezonalë ose turistët, “vijnë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të shkurtër kohore dhe për një arsye specifike. Sistemi është projektuar në mënyrë që ata të largohen kur të mbarojë qëndrimi i tyre. Qëndrimi i tyre nuk mund të funksionojë si hapi i parë drejt një karte jeshile”, shpjegoi zëdhënësi i Shërbimit, Zach Kaler.
Është karakteristike që shumë shoqata për të drejtat e emigrantëve, si dhe firma avokatësh, shprehën habi për masën që shkaktoi konfuzion midis kandidatëve për kartë jeshile.
Përfaqësuesi Demokrat Chai Garcia e përshkroi politikën e re si “të paarsyeshme dhe brutale”. “Do të detyrojë mijëra emigrantë të LIGJSHËM, siç janë bashkëshortët e qytetarëve amerikanë, të largohen nga shtëpitë, familjet dhe punët e tyre për javë ose edhe muaj për të marrë një kartë jeshile jashtë Shteteve të Bashkuara”, shpjegoi ai.
Në fakt, siç raporton Washington Post, Shtetet e Bashkuara japin mbi një milion karta jeshile çdo vit. Deri më sot, mbi gjysma e aplikantëve janë tashmë në tokën amerikane.
Ndaj ritheksohet se të gjithë do të shqyrtohen rast pas rasti dhe është mëse e kuptueshme që ndër ata që kërkojnë Green Card në Amerikë ka shumë persona problematikë, me të shkuar të errët, apo kriminale, apo njerëz që qëndrimin në Amerikë e kanë të lidhur me aktivitete dhe shërbime paralele të dyshimta. Këta persona do të duhet të largohen vetë, në të kundërt do të deportohen dhe proçedurat do të vazhdojnë teksa ata do të ndodhen në vendet e origjinës.
Vendimi i presidentit Trumo kurrsesi nuk merret me familjarë dhe njerëz që mes punës dhe veprimtarisë së tyre i ofrojnë shoqërisë amerikane, komunitetit ku operojnë dhe SHBA-ve.
Source: Washington Post / New York Times / USCIS


