Brigjet e Europës po Pushtohen nga Ideologji të Rrezikshme, Thotë Hegseth: “Varka po Mbërrijnë në Spanjë, Itali, Greqi & Bullgari”!

/

Sekretari i Luftës i SHBA-së tha se Europa po përballet me një “pushtim ideologjish të rrezikshme që mbërrijnë nga deti” dhe shpresoi se “nuk është tepër vonë”, duke e lidhur migrimin me trashëgiminë e zbarkimit në Normandi në ngjarjet që shënojnë 82-vjetorin.

“Për fat të keq, sot, plazhe të ndryshme europiane po pushtohen nga ideologji të ndryshme dhe të rrezikshme. Varka dhe njerëz po mbërrijnë në plazhe në Spanjë, Itali, Greqi dhe Bullgari”, tha Hegseth në një fjalim në Varrezat Amerikane të Normandisë në Colville-sur-Mer, sipas Reuters.

“Kur do të ndërmarrin veprime kryeqytetet europiane ndaj këtij pushtimi apo është tashmë tepër vonë? Shpresoj që jo dhe besoj që jo”, shtoi ai.

Hegseth foli gjatë festimeve që shënuan 82-vjetorin e zbarkimit në Normandi, kur forcat amerikane dhe aleate kaluan Kanalin Anglez për të filluar çlirimin e Europës Perëndimore nga pushtimi nazist.

Zyrtarët amerikanë, përfshirë Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, kanë kritikuar vazhdimisht vendet europiane për politikat e tyre të imigracionit.

Reagimet ndaj udhëtimit me familjen

Pete Hegseth udhëtoi për në Francë me gruan e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre. Sipas Washington Post, fakti që familja e tij zgjodhi ta shoqëronte ka shkaktuar diskutime në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së. Sipas zyrtarëve aktualë dhe të mëparshëm me njohuri për proçedurat e sigurisë, ky vendim rrit ndjeshëm kërkesat për rojen personale të ministrit, në një kohë kur autoritetet amerikane janë në gatishmëri të shtuar për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

Videoja e mbërritjes së familjes në Paris tregon Hegseth, gruan dhe fëmijët e tij duke zbritur nga një avion ushtarak amerikan dhe duke ecur mbi një qilim të kuq, në prani të zyrtarëve francezë që i mirëpritën.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë, me të gjithë familjen për udhëtime zyrtare”, i tha gazetës një ish zyrtar i Departamentit të Hetimit Penal të Ushtrisë Amerikane (CID), i cili është përgjegjës për mbrojtjen e sekretarit të mbrojtjes ndërsa ai udhëton brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se Hegseth mbulon personalisht shpenzimet e udhëtimit të familjes së tij, por nuk specifikoi nëse kjo përfshin kostot shtesë të sigurisë të nevojshme për të mbrojtur të afërmit e tij.

“Sekretari Hegseth i përmbahet në mënyrë strikte të gjitha rregullave, rregulloreve dhe proçedurave etike”, tha Parnell, duke shtuar se departamenti zbaton politikat e udhëtimit në mënyrë të vazhdueshme dhe me përgjegjësi të plotë, duke siguruar që paratë e taksapaguesve të mbrohen.

Sipas ish zyrtarëve të CID, udhëtimet e zyrtarëve të lartë jashtë vendit kërkojnë planifikim të gjerë sigurie, me ekipe paraprake për të vlerësuar rreziqet, agjentë shtesë për të mbrojtur të gjitha lëvizjet e familjes dhe personel për të operuar qendrat e operacioneve dhe eskorta sigurie.

Siç shpjegoi një ish zyrtar i CID, këto kërkesa përfshijnë shpenzime të konsiderueshme për transport, akomodim, qira automjetesh (nëse nuk ofrohen nga ambasada) dhe dieta për personelin. “Kostot do të rriteshin shumë shpejt. Nuk mund ta imagjinoj barrën e mbrojtjes së të gjithë familjes”, tha ai.

Diskutimi merr një rëndësi të veçantë duke pasur parasysh nivelin e lartë të kërcënimit me të cilin përballen zyrtarët dhe qytetarët amerikanë jashtë vendit. Departamenti i Shtetit mban një njoftim udhëtimi për në Francë, duke i nxitur amerikanët të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të rreziqeve të terrorizmit dhe trazirave civile. Në të njëjtën kohë, është lëshuar një paralajmërim i përgjithshëm global që thotë se grupet që mbështesin Iranin mund të synojnë interesat amerikane ose vendet e lidhura me Shtetet e Bashkuara.

Por ish zyrtari harron faktin që Sekretari i Mbrojtjes një ish ushtar në Irak dhe Avganistan ka tjetër mentalitet në përballje me kërcënimet dhe armikun.

Një zyrtar aktual ushtarak amerikan tha se kërkesat në rritje për siguri për Hegseth e kanë tendosur CID-in në muajt e fundit. Ai tha se agjencia është dashur të sigurojë personel jo vetëm për vetë ministrin, por edhe për shtëpitë e ish bashkëshortëve në shtete si Minesota dhe Tennessee. Pete Hegseth ka tre fëmijë me gruan e tij të dytë, ndërsa Jennifer Hegseth ka tre fëmijë nga një martesë e mëparshme. Çifti kanë edhe një vajzë së bashku.

Kjo nuk është hera e parë që familja e Hegseth e ka shoqëruar atë në një mision zyrtar. Një udhëtim i ngjashëm u zhvillua tetorin e kaluar, me një ndalesë në Hawaii. Në atë kohë, Pentagoni nuk sqaroi nëse sekretari e kishte rimbursuar qeverinë amerikane për kostot e lidhura me pjesëmarrjen e anëtarëve të familjes së tij.

Dhe teksa opozita merret me të tilla cingërima, do të thotë se në thelb puna dhe aktiviteti i Sekretarit të Mbrojtjes nuk lë për të dëshëruar profesionalisht, as nuk lë vend për kritika dhe se arritjet e tij janë faktike. Sot ushtria amerikane po tregon tjetër temp, vendosmëri dhe kapacitet / aftësi militare në terrenin e aksioneve dhe luftës në disa fronte.


Source: Reuters / Washington Post / Daw Rapid Response

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Shfaqet Merkel me Një 'Mea Culpa' për Imigracionin: "Me Politikën Time, Kontribuova në Ngritjen e së Djathtës Ekstreme"!

Next Story

Trump: "Udhëheqësit Iranianë Janë të Ashpër & Krenarë, por do të Detyrohen të Bien Dakord"!

Latest from EU/BE

0 0,00