Skena paniku u zhvilluan në një festival në Ohaio të Shteteve të Bashkuara, kur persona të armatosur hapën zjarr brenda territorit të eventit, duke plagosur 12 persona.
Një tjetër incident i rëndë me të shtëna në Shtetet e Bashkuara, këtë herë gjatë një festivali në Toledo të Ohaios.
Sipas vlerësimeve fillestare nga autoritetet policore, gjithçka filloi kur dy persona të armatosur shkëmbyen të shtëna me armë në turmën e vizitorëve.
Pamjet që kanë dalë në dritë tregojnë njerëz në festival duke vrapuar në panik për t’i shpëtuar të shtënave.
Sipas autoriteteve të Ohaios, dy nga 12 të plagosurit janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa viktimat variojnë nga mosha 14 deri në 61 vjeç.
Media amerikane raporton se pavarësisht pranisë së madhe të policisë në vendngjarje, autorët përfundimisht arritën të shpëtonin dhe ende nuk janë kapur.
Pamjet dhe kaosi i shkaktuar ishin tronditës.




Source: ABC News


