Fluturimet u ndalën për shkak të një ere të dyshimtë, bën me dije njoftimi i dhënë nga autoriteti portual.
Kulla e kontrollit të aeroportit u evakuua në orën 20:33, për shkak të një ere tymi.
Aeroporti i Mynihut njoftoi se kishte pezulluar përkohësisht fluturimet.
Fluturimet u ndërprenë, por aeroporti më vonë tha se operacionet kishin rifilluar pas afro 3 orësh, pasi departamenti i zjarrfikësve dha sinjalin e fundit.
Megjithatë, ai i paralajmëroi pasagjerët të prisnin vonesa dhe ndërprerje dhe të kontaktonin linjën ajrore për një përditësim.
Tabela e mbërritjeve tregoi se shumë fluturime hyrëse dhe dalëse ishin vonuar dhe të tjera ishin devijuar.
Media lokale tha se incidenti dukej të kishte qenë një alarm i rremë, por realiteti nga veprimet në aeroport tregon diçka krejt të kundërt.
Aeroporti i Mynihut është i dyti më i ngarkuar në trafik, në Gjermani, pas atij të Frankfurtit, dhe një nga aeroportet me më shumë trafik ajror në Europë.
Ende nuk ka asnjë njoftim përfundimtar lidhur me situatën, aromën dhe tymin.

A fire has broken out in the air traffic control tower at Munich Airport, Germany's second-busiest airport, forcing the suspension of flight operations since 8:33 PM local time.
— Turbine Traveller (@Turbinetraveler) June 7, 2026
The tower has been evacuated and inbound flights diverted. pic.twitter.com/oMTH4Dnyf6
Source: Turbine Traveller (X)


