E pabesueshme, por e gjithë flota e nëndetëseve bërthamore të Marinës Mbretërore është venmdosur në terren, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe riparimeve.
A është kjo mënyra që britanikët duan ta luftojnë Rusinë e plotfuqishme të Vladimir Putinit?
Të pesa nëndetëset e klasit Astute të Mbretërisë së Bashkuar janë duke pritur proçesin e mirëmbajtjes dhe riparime. Një e gjashta, e cila iu bashkua flotës, nuk është ende gati për vendosje.
Oficerët e lartë detarë kanë thënë se situata e bën Mbretërinë e Bashkuar të duket “e dobët” në sytë e Rusisë, e cila ka rritur aktivitetin detar rreth ujërave britanike gjatë vitit të kaluar.
“Ne dukemi të dobët. Rusët e dinë që nuk mund të dërgojmë nëndetëse në det”, tha për Telegraph komandanti Ryan Ramsey, një ish kapiten i nëndetëses bërthamore.
“Asgjë nga kjo nuk ka kuptim për mua. Humbet besueshmërinë tek rusët nëse nuk mund të ruash pengesën në det”, shtoi ai.
“Ky problem është fshehur për dekada. Të gjithë e dinin se do të vinte, por ia ngarkonin përgjegjësinë personit të radhës”, shtoi ai, duke i bërë thirrje udhëheqjes britanike të ndërmarrë veprime.
Admirali në pension, Lord West i Spithead, tha se situata është “e papranueshme dhe shumë shqetësuese”.
Kreu i forcave të armatosura britanike paralajmëroi se kërcënimet me të cilat u përball Britania kohët e fundit ishin më të mëdha se në çdo kohë që nga Lufta e Ftohtë.
Sir Richard Knighton tha se Moska po “testonte, vinte në pikëpyetje, testonte mbrojtjen tonë. Jam shumë i qartë se kjo është koha më e rrezikshme që kam njohur në jetën time profesionale”, shtoi ai.
“Rreziqet dhe kërcënimet për këtë vend janë më të mëdha sesa kam njohur që nga Lufta e Ftohtë”, përfundoi ai.
Nëndetëset, të cilat kushtojnë 14 miliardë euro, konsiderohen më të përparuarat në botë, pasi thuhet se nuk janë zbuluar kurrë nga sonari i një nëndetëseje ruse, por kanë mbetur të mirëmbajtura.
Marina britanike është goditur nga një sërë problemesh kohët e fundit.
Të shtunën (7/6), u zbulua se HMS Prince of Wales ishte detyruar të ndalonte në Norvegji për riparime, vetëm disa javë pasi anija luftarake katër miliardë euro u vendos në Veri. Dëmi mund të kërcënonte udhëtimin e anijes në SHBA për festimet që shënojnë 250-vjetorin e Ditës së Pavarësisë në korrik.
Këto kanë një emër dhe quhen skandale!
Source: The Telegraph


