Shtëpitë e emigrantëve digjen pas tentativës së prerjes së kokës të një irlandezi nga një sudanez.
Protesta janë zhvilluar në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.
Autobuzë dhe disa makina janë djegur.
Viktima është në gjendje kritike, autori akuzohet për tentativë vrasjeje dhe do të paraqitet në gjykatë të mërkurën.
Skena dhune dhe zjarrvënieje u zhvilluan të martën në mbrëmje në Belfast dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut, disa orë pasi një imigranti 30-vjeçar sudanez tentoi të vriste me kokëprerje një irlandez duke e sulmuar barbarisht me thikë.
Protestues të zemëruar i vunë flakën shtëpive dhe automjeteve të imigrantëve në Belfast, shtëpitë e emigrantëve u vunë në shënjestër, me familjet që u evakuuan nga shtëpitë e tyre nën mbrojtjen e autoriteteve, teksa hakmarrjes së popullit nuk do i kishin shpëtuar dot nëse qëndronin në banesa.
Udhëheqësit politikë i dënuan incidentet, duke i quajtur ato dhunë raciste, duke bërë thirrje për përmbajtje, ndërkohë që nuk tha të njëjtën gjë për vrasësin, kriminelin, kasapin e Belfastit.
Tensionet filluan të qetësohen disa pas orës 2 pas mesnate dhe mendoset që do të vazhdojnë në orët dhe ditët në vazhdim.
Pavarësisht rekomandimeve të autoriteteve për qetësi, qindra njerëz dolën në rrugët e Belfastit të martën në mbrëmje, shumë prej tyre mbanin maska dhe sulmuan shtëpitë ku jetojnë imigrantët dhe informacione nga banorë të Belfastit raportojnë se grupe katolikësh dhe protestantësh janëpërbetuar që asnjë imigrat të mos mund të jetojë më në Belfast.
Protestuesit i vunë flakën kazanëve të mbeturinave dhe hodhën sende drejt furgonëve të policisë. Më vonë dogjën makina dhe një autobus, i cili shpërtheu në flakë, por nuk pati të lënduar.
Protestuesit bërtisnin për largimin e menjëhershëm të të gjithë emigrantëve, të mbylljes së kufijve dhe u bënin thirrje imigrantëve që të largohen vetë.
Mesa duket, Irlanda do të jetë fillimi i fundit të marrëzisë migratore që po shkatërron Mbretërinë e Bashkuar.
Source: The Telegraph / Visegrad


