Katar: Shpërthim i Fuqishëm në Uzinën e Gazit Natyror në Ras Laffan

/

Të paktën 13 të vdekur dhe 66 të plagosur.

Informacionet fillestare flasin për një aksident. Paralelisht ka një mori dyshimesh për shkakun.

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 66 persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në një uzinë gazi natyror në Ras Laffan në Katar.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti i atribuohet një aksidenti dhe nuk ka indikacione se lidhet me sabotim ose veprim armiqësor, derimë tani. Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e sakta të shpërthimit.

Operacionet për t’u përballur me situatën janë duke u zhvilluar në vendngjarje, ndërsa autoritetet lokale po përpiqen të rivendosin normalitetin në objekte.

Ministri i Energjisë i Katarit u përpoq të qetësonte komunitetin ndërkombëtar dhe tregjet, duke theksuar se incidenti nuk pritet të ndikojë në prodhimin ose eksportet e energjisë, as në mbulimin e nevojave të brendshme për energji.

Ras Laffan është një qendër kyçe energjetike për Katarin dhe një nga qendrat më të rëndësishme në botë për prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG), gjë që e bën çdo incident në zonë me rëndësi të veçantë për tregun ndërkombëtar të energjisë.


Source: OSGINT

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

"Qatar Gate": Urdhër Arresti Europian Është Lëshuar për Komisionerin e BE-së, me Portofolin e Migracionit, Dimitris Avramopoulos

Next Story

Ditmir Bushati i Ashpër me Ramën, Përballë & Kundër Tij, Pro Protestuesve & Shqipërisë së Re!

Latest from Ekonomi

0 0,00