Autoritetet Gjermane Akuzojnë Ukrainën për Sabotim të Tubacioneve Nord Stream

/

Çfarë thotë deklarata zyrtare për rolin e Serhij K. dhe bashkëpunëtorëve ushtarakë?

Zyra e prokurorit federal gjerman ka akuzuar Ukrainën për përfshirje të mundshme në sabotimin e tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 në shtator 2022 në Detin Baltik.

Sipas deklaratës zyrtare, i dyshuari Serhij K. dhe një grup bashkëpunëtorësh të tij ushtarakë dyshohet se kanë vepruar “me urdhër të autoriteteve ukrainase”, duke zhvilluar një plan për të shkatërruar dy infrastrukturat kritike të energjisë që transportonin gazin natyror rus në Europë.

Autoritetet gjermane thonë se operacioni synonte të ndërpriste përgjithmonë rrjedhën e gazit rus, duke e privuar Moskën nga të ardhurat e përdorura për të financuar operacionet e saj ushtarake në Ukrainë.

Serhij K., sipas zyrës së prokurorit, është kreu i një ekipi zhytësish të specializuar në eksplozivë dhe dyshohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për të hyrë në Gjermani në shtator 2022.

Më pas ai hipi në një jaht të marrë me qira me identitet të rremë, përmes të cilit eksplozivët u transportuan në një zonë detare pranë ishullit danez Bornholm, ku u vendosën mekanizmat shpërthyes në tubacione.

Ai u arrestua në Itali në gusht të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Gjermani në nëntor, duke mohuar akuzat kundër tij.

Çështja ka shkaktuar tashmë debat të fortë politik dhe ligjor në Gjermani, ndërsa gjykatat e vendit kanë njohur juridiksionin e tyre, pasi tubacionet përfundojnë në territorin gjerman dhe shkatërrimi i tyre ndikoi në sigurinë energjetike të vendit.

Një akt terrorist ky, i kryer në vitin 2022, që ukrainasit nuk e kanë kryer vetë, por padyshim kanë patur bashkëpunimin dhe drejtimin e britanikëve.


Source: BILD

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kinë: Sistemi i "Shiut Artificial" në Çati Ul Temperaturat Deri me 8°C (video)

Next Story

Sulm Masiv Rus në Kiev: Raketa Hipersonike Zirkon, Iskander & Dronë, Godasin Objektiva Strategjikë!

Latest from EU/BE

0 0,00