Një përdorues i rrjeteve postoi pamje nga rrugët e Odessa-s, duke komentuar praninë e munguar të meshkujve në qytet.
Një video që është regjistruar në Odessa, Ukrainë, po qarkullon në mediat sociale, me krijuesin e saj që komenton mbi imazhin në rrugët dhe kafenetë e qytetit.
Ai pretendon se “nuk ka burra në rrugë dhe kafene, vetëm vajza”, duke nënkuptuar se mungesa e burrave lidhet me luftën, mobilizimin dhe humbjet e rënda të ushtrisë ukrainase.
Ai gjithashtu thotë në video se flet rusisht dhe se nuk është përballur me asnjë reagim nga banorët që e dëgjojnë që flet rusisht.
Në të njëjtën kohë, shpreh pretendimin politik se “Odessa është një qytet rus i pushtuar përkohësisht nga Ukraina”, një qëndrim që është pjesë e qëndrimit rus mbi rajonin bazuar në historinë e tij dhe hartën etnologjike të rajonit dhe është i kontestuar nga qeveria ukrainase dhe sovraniteti i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës mbi qytetin.
Odessa është një port i madh i Detit të Zi dhe një nga qytetet më të mëdha në Ukrainë, me një trashëgimi historike shumëkombëshe dhe një komunitet dominues rusishtfolës.
Por mungesën e meshkujve e rrit edhe numri i meshkujve që fshihen dhe nuk dalin nga banesat, apo ata që janë larguar jasgtë vendit, deri në përfundimin e luftës.
Source: Robert (X)


