SHBA: Diskutohet për Mashtrim të Kushner-it nga Edi Rama, Duke i Ofruar Atij & Investitorit, Prona të Paligjshme, në Zonë të Mbrojtur!

//

Kryeministri i Shqipërisë vite më parë i bën një ftesë Kushnerit për të investuar në ishullin e Sazanit dhe në zonën bregdetare të Zvërnecit, sipas rrëfimit të palëve. Një ftesë që është pranuar nga vajza dhe dhëndëri i presidentit amerikan, dhe që pas fitores së Presidentit Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024, proçedurat e investimit përshpejtohen dhe kalojnë me shpejtësi marramendëse, nga ana e qeverisë shqiptare, pa bërë asgjë publike, me zero transparencë.

Nëse do të kishte transparencë, problemi i ligjshmërisë së pronës do të kishte dalë me kohë në pah.

Investitori sirian në origjinë, së bashku me ndërmjetësin Kushner, ecin me hapa të shpejtë për të aplikuar për lejet paraprake, për miratimin e Master Planit të investimit, detyrime këto lidhur me shtetin, veprime këto që u kishte paraprirë fillimisht blerja e pronës së paluajtshme, tokës/truallit.

Disa republikanë në Amerikë sot ngrehin pyetjen se kush i solli në kontakt shitësin e pronës me investitorin? Pushteti Lokal? Apo Pushteti Qëndror? Kadastra apo ndonjë Institucion tjetër?

Kush është shqiptari që ka përcaktuar perimetrin e zonës ku do të bëhej investimi? Vetë Kryeministri, apo ndonjë tjetër nga pushteti?

Kryeministri që ndiqte hap pas hapi të gjitha zhvillimet, nuk u njoh me pronën apo pronat, pronësinë, pronarët, ligjshmërinë e tyre?

Investitori paraqet kërkesën e aprovimit të Master Planit pranë Qeverisë Shqiptare, që menjëherë aprovohet, dhe me të drejtë sot amerikanët republikanë pyesin: a e kontrolloi qeveria shqiptare ligjshmërinë e pronës?

U vu në dijeni qeveria shqiptare që trualli që po i shitej investitorit ishte dhe është në një proçes gjyqësor ky vihet në dyshim pronësia?

Si mund të lejojë shteti që një investitor strategjik të blejë dhe të investojë mbi një pronë, pronari i së cilës vihet në dyshim, nga pronarët e origjinës?

Dhe amerikanët me të drejtë pretendojnë që padyshim që qeveria shqiptare e dinte shumë mirlë situatën e pronës, mbi të cilën do të bëhej investimi.

Jo vetëm kaq, pronari i tokës, njihet nga qeveritarë të Ramës, që kanë qenë në takim me pronarin, edhe në ishullin Aruba.

Sot, pas 2 muaj zhurme në media-n globale për Kushner-in dhe Trump-in, se vallaha po rrëmbejnë prona në Shqipëri, dhe se Shqipëria nuk është në shitje, rezulton krejt e kundërta. Amerikanëve ju rezulton se Kushner ka rënë në kurthin e një mashtrimi nga Rama, për ta përdorur.

Amerikanëve sot u rezulton se kryeministri Rama është në më të paktën jo serioz me familjen Kushner dhe indirekt me familjen e presidentit amerikan, teksa e implikon në një histori të pistë investimi, në një histori investimi jo vetëm me hije, por me fakte korruptive pronësie dhe investimi.

Çështja Kushner është private dhe vetëm private, por e djathta amerikane po e shqyrton me seriozitet dhe deri në çdo detaj çështjen e këtij investimi, që u bë “bukë” për propagandën e të majtëve kundër presidentit Trump, një skandal me origjinë korrupsionin e kryeministrit dhe qeverisë shqiptare.

Një drejtues i lartë i së djathtës amerikane mendon se fakti dhe vetëm fakti që partner me investitorin do të ishte edhe dhëndri i presidentit amerikan, duhet ta kishin bërë qeverinë shqiptare tejet të përgjegjshme, për t’i dhënë çdo siguri investimit dhe investitorëve.

Por jo!

Është i njëjti kryeministër që vazhdon të mbrohet dhe të përdridhet, të thotë gënjeshtra, pas gënjeshtrash, të përpiqet të bëjë të zezën të bardhë, në vend që t’i kërkojë falje publike investitorit dhe Jared Kushner-it që i implikoi në një inevestim, ku prona e paligjshme, në duart e korrupsionit, në duar individësh që ua kanë rrëmbyer pronarëve të vërtetë, u bë hije “akuzash” mbi vetë presidentin amerikan.

**

Sorosin padyshim që e ka përballë kryeministri Rama dhe për këtë nuk ka më asnjë dyshim, sepse nuk ka aftësinë askush tjetër të ndezë të gjitha mediat globale, prëveçse Sorosi. Por, tani ka përballë edhe të gjithë të djathtën amerikane, për kurthin në të cilin futi familjarin e Presidentit amerikan dhe për mënyrën sesi u përpoq ta përdorte.


mast-info.com

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin: "Territoret Perëndimore të Ukrainës Ishin Një Dhuratë nga Stalini - Ato do t'i Kthehen Polonisë, Hungarisë & Rumanisë"!

Next Story

SHBA-ja & Franca "u Ndanë" në Këshillin e Sigurimit të OKB-së - Për Çfarë u Ankua Ambasadori & u Largua?

Latest from Albania (Shqipëri)

0 0,00