Sa Persona & Sa Anije Janë Izoluar në Hormuz

/

20,000 njerëz dhe 1,500 anije janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit.

Drama e marinarëve të bllokuar dhe “elektroshoku” që sjellë asfiksia e naftës.

Atje ku dikur rrihte zemra e tregtisë botërore, tani shtrihet një “varrezë” e madhe dhe e palëvizshme çeliku.

Ngushtica e Hormuzit është shndërruar në një burg të padepërtueshëm, ku rreth 1,500 anije mbeten të palëvizura, nën diellin përvëlues. Por tragjedia e vërtetë fshihet brenda kuvertave: 20,000 marinarë, njerëz të pafajshëm, punëtorë, jetojnë këtë bllokim dhe izolim të pafund, në thelb janë pengje të një lufte që nuk është zgjedhja e tyre.

Pa patur faj, pa patur asnjë rol, pa u pyetur nga askush, u bënë “të burgosur” të një stuhie gjeopolitike dhe të marrëzisë së regjimit të iranit.

Peng në kalimin e “gardhit të hekurt”

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO), Arsenio Dominguez, nga podiumi i një konference në Panama, përcolli britmën e ankthit të këtyre njerëzve. “Ata janë punëtorë që thjesht po bënin detyrën e tyre në mënyrë që pjesa tjetër e botës të mund të ushqehej dhe të lëvizte”, theksoi ai me trishtim. “Tani, ata e gjejnë veten të bllokuar në vorbullën e lojërave gjeopolitike, të paaftë për t’u kthyer në familjet e tyre, me ankthin për të nesërmen që i mbyt edhe më shumë se lagështia e Gjirit.”

Konflikti që ka “ndalur” kohën

Sekretari i Përgjithshëm i IMO-s, Arsenio Dominguez, me zë të dridhur nga podiumi në Panama, përcolli dramën e këtyre heronjve “të padukshëm”. “Këta njerëz janë shtylla kurrizore e prosperitetit global dhe tani janë të bllokuar në vorbullën e një lufte që i tejkalon ata”, tha ai.

Që nga 28 shkurti, kur sulmet amerikano-izraelite hapën portat e ferrit në Iran dhe regjimi mbylli ngushticën, Gjiri Persik është bërë një kurth vdekjeprurës. Teherani mbylli Ngushticat, Uashingtoni çdo ditë kërkon lejimin e kalimit të anijeve pengje të Iranit, Irani nuk bindet, duke e shndërruar rrugën e “arit të zi” në një parking të madh dhe të palëvizshëm.

Rezultati? Një “parkim” i madh dhe i heshtur me çisterna dhe anije mallrash që presin një fjalë, një firmë, një shkëndijë shprese për t’i shpëtuar prangave të Gjirit Persik.

Armagedoni Ekonomik: “Mbytja” e tregjeve

Por ky sulm në Ngushticën e Hormuzit nuk është thjesht informacion ushtarak, është një bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale. Ndikimi është i tmerrshëm dhe prek çdo cep të globit.

“Shpërthimi i Energjisë”

Me 20% të konsumit global të naftës që kalon nëpër këtë kalim të ngushtë, bllokada ka shkaktuar një “elektroshok” në çmime. Nafta dhe gazi natyror po bëhen artikuj luksi, duke kërcënuar të hedhin në erë buxhetet e shteteve dhe familjeve.

Paraliza e Zinxhirit të Furnizimit

1,500 anijet transportojnë jo vetëm naftë, por edhe lëndë të para, ushqim dhe pajisje teknologjike. Kjo vonesë po shkakton një efekt “domino” në industritë në Europë dhe Azi, duke çuar në mungesa dhe në rritje të ndjeshme të inflacionit.

Prime Sigurimi – Zjarr

Kostoja e transportit është rritur ndjeshëm. Kompanitë e sigurimeve refuzojnë të mbulojnë anijet në zonat e luftës ose kërkojnë shuma astronomike, të cilat i kalojnë drejtpërdrejt konsumatorit përfundimtar – domethënë neve.

Rreziku i Recesionit Global

Ekonomistët paralajmërojnë se nëse Ngushticat mbeten të mbyllura, planeti po shkon me shpejtësi të plotë drejt një krize më të keqe se ajo e vitit 2008. Besimi i investitorëve është tronditur dhe tregjet e aksioneve po traumatizohen.

Kapja peng e anijeve në Hormuz nga Irani, është një formë që të ndalë luftën. Kjo është forma e tyre e luftës, pengjet. Amerika dhe Izraeli duhet të veprojnë urgjent për t’i dhënë fund regjimit.


Sources:
Associated Press

Previous Story

Ish Oficeri Britanik i Policisë Evakuohet nga Anija e Virusit të Minjve me Trauma nga Izolimi

Next Story

Shpërthime në Bandar Abbas, Iran – Teherani Flet për “Shkëmbim Zjarri me Armikun”!

Latest from Ekonomi