Flasin për një krizë apo konflikt “të nxehtë” deri në shtator!
Turqit deklarojnë se do të parandalojnë ndërtimin e kabllove dhe tubacioneve të korridorit IMEC! Një korridor dhe një iniciativë kryekëput amerikane dhe një korridor që po ndërtohet dhe zhvillohet me investimet e tyre. Për pasojë Turqia po hyn në luftë me Shtetet e Bashkuara, brenda territorit të Greqisë.
Mediat turke (të cilat shprehin qeverinë e Erdoganit) po krijojnë një atmosferë lufte dhe po raportojnë se Ankaraja nuk do ta lejojë Greqinë të kryejë asnjë veprim në Egje – madje as në mes të detit – pa miratimin e saj paraprak!
Sipas mediave turke, Turqia do të parandalojë ndërtimin e kabllove dhe tubacioneve të korridorit IMEC, ndërsa nuk përjashtojnë edhe një konflikt ushtarak me Greqinë në vjeshtë (shtator ose tetor).
Ndokush mund të pyesë, pse në vjeshtë dhe jo tani? Por turqit nuk mund t’i përgjigjen kësaj pyetje, sepse për momentin janë në kuadër kërcënimesh.
Disa media madje shkojnë aq larg sa raportojnë se Turqia është e përgatitur të fundosë anije greke “nëse është e nevojshme”, duke pretenduar se Greqia do të mbajë përgjegjësi nëse dërgon peshkatarë në zona që Ankaraja i konsideron nën juridiksionin e saj.
Logjika e sa më sipër është ajo që, nëse guxon të dalësh në oborrin e shtëpisë tënde, që unë e konsideroj timin, do të të qëlloj.
Në fakt, turqit pretendojnë gjithashtu se tre të katërtat e Kretës i përkasin Turqisë, ashtu si edhe ishujt e Egjeut Lindor.
E vërteta është se në Turqi ekziston një tendencë për të sulmuar Greqinë në këtë periudhë specifike kohore, me synim rrëmbim territoresh. Një shenjë tjetër që Ameanca e NATO-s ka rënë. Por njëkohësisht një moment, që tëgjendet shkaku për ta nxjerrë Turqinë nga NATO, diçka që mëzi e pret Izraeli.
Gjithashtu, në nivel politik, turqit duan të shfrytëzojnë armiqësinë e shteteve myslimane (si Pakistani) kundër Izraelit, me të cilin e identifikojnë tashmë Greqinë, pas një seri marrëveshjesh trepalëshe Izrael – Greqi – Qipro, me anëtar vëzhgues dhe suportues Shtetet e Bashkuara.
Haber Global raporton:
“Në fund të shtatorit, tetor, do të ketë një përplasje me flotën greke dhe do ta them këtë hapur, sepse rregulli ynë i angazhimit duhet të ketë mbulim ligjor.
Sidoqoftë, çfarëdo që të duhet, si roja bregdetare turke, ashtu edhe flota turke do ta bëjnë. Ju pyesni shumë sinqerisht. Unë do t’ju them të njëjtën gjë: Nëse një anije patrullimi greke duhet të fundoset, do të fundoset. Nëse duhet të përplaset, do të përplaset. Nëse duhet të ndryshojë kurs, do të ndryshojë.
Shpresoj që Greqia të mos i provokojë këto tensione. Por duket se në shtator dhe tetor ndoshta do të ketë ngacmime kundër anijeve tona të peshkimit në rajonet e Egjeut dhe Mesdheut.”
Gazetari-analist shndërrohet në fallxhor dhe parashikon se Greqia, në tetor ose nëntor do të provokojë Turqinë.
Pas deklaratave provokuese, në vazhdim u tha:
“Tre të katërtat e Kretës duhet t’i përkisnin Turqisë. Kreta i përkiste Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Rumanisë. Me Traktatin e Londrës, së bashku me Traktatet e Kostandinopojës, Kreta u nda midis këtyre katër vendeve. Më pas, kur të tre vendet u tërhoqën nga ishulli, këto tre pjesë duhej t‘i mbeteshin Turqisë.
Por në Kretë ata krijuan një fakt të kryer. Në fakt, tre të katërtat e Kretës duhet të na përkisnin neve tani. Nëse flasim për kuadrin ligjor, këtu në fakt të drejtat që na u shkelën, të drejtat që na u privuan, janë të drejtat e turqve.”
Dhe pas këtyre deklaratave nuk mbetet të themi gjë tjetër veçse t’u themi turqve, udhë të mbarë për në Kretë, “bujrum në xhehenem”!
Sources:
Haber Global
News GR


