Ben-Gvir: “Kush Vjen në Izrael & Identifikohet me Hamasin do të Marrë Shuplakë”!

/

Ben-Gvir nuk papendohet, pavarësisht protestave ndërkombëtare dhe shton se: “Kushdo që vjen në Izrael dhe identifikohet me Hamasin do të goditet me shuplakë”!

“Izraeli ka pushuar së qëni viktimë, nuk ka për të qënë më viktimë!”

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka sulmuar ashpër Benjamin Netaniahun dhe Ministrin e Jashtëm Gideon Shaar, të cilët e kritikuan për keqtrajtimin e aktivistëve të Gazës.

Itamar Ben Gvir: “Ka disa në qeveri që ende nuk e kanë kuptuar sesi të sillen ndaj mbështetësve të terrorizmit”, shkroi në X. “Izraeli ka pushuar së qëni viktimë”, shtoi ai.

“Kushdo që vjen në territorin tonë për të mbështetur terrorizmin dhe për t’u identifikuar me Hamasin do të goditet me shuplaka, dhe ne nuk do ta kthejmë faqen tjetër”, shtoi ai.

Ndërsa ministri i jashtëm izraelit, Gideon Shaar ka deklaruar: “I keni shkaktuar qëllimisht dëm vendit në këtë performancë të papranueshme”.

“I keni shkaktuar qëllimisht dëm vendit në këtë performancë të papranueshme dhe nuk është hera e parë. I keni përmbysur përpjekjet e mëdha profesionale dhe të suksesshme të bëra nga shumë, shumë njerëz – nga ushtarët e IDF-së deri te punonjësit e Ministrisë së Jashtme, si dhe shumë njerëz të tjerë të mirë, në një përpjekje të pafrytshme. “Jo, ju nuk jeni fytyra e Izraelit””, shkroi Ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Sha’ar për Ben-Gvir.


MAST

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Aeroplani Bën Ulje Emergjente në Montreal për Shkak të Ebolës - Çfarë Ndodhi?

Next Story

Rusi: "Kushdo që Pushton Kubën do të Ketë të Bëjë me Ne!" - Gjuha Moskovite e Pasivitetit!

Latest from Politikë