U zbulua nga banorë që kishin shkuar për peshkim!
Banorë që kishin shkuar për peshkim në një zonë shkëmbore në Agios Antonios, në Njësinë Bashkiake të Neapolis, midis Milatos dhe Elounda në Kretë, zbuluan një minë e cila, siç u konstatua, është ukrainase, e llojit të përdorur kundër tankerave lundues rusë, shumica e të cilëve janë anije greke të mara me qira!
Zbulimi i minës nga banorët mund të ishte shndërruar në një tragjedi, ashtu siç mund të kishte ndodhur e njëjta gjë kur peshkatarët në Lefkada zbuluan një dron detar ukrainas të mbushur me 100kg eksplozivë.
Shkurt, ukrainasit i kanë shndërruar detet greke në një “fushëbeteje” dhe e kanë transferuar luftën në territorin grek.
Autoritetet kompetente u njoftuan menjëherë dhe forcat e Rojës Bregdetare nxituan në vendngjarje, ndërsa u aktivizuan protokollet e sigurisë për materiale të mundshme ushtarake të rrezikshme.
Vlerësimet fillestare tregojnë një minë detare, me raportime nga Roja Bregdetare për banorë që e gjetën dhe se është një minë ukrainase.
Duhet theksuar se një vit më parë, një minë e ngjashme u gjet në një plazh në Rodos.
Origjina “ukrainase” dhe skenarët e intinerarit
Sipas vlerësimeve fillestare të autoriteteve në terren dhe informacionit të dhënë nga Roja Bregdetare objekti thuhet se është identifikuar si minë detare ukrainase.
Çështja kryesore për shërbimet kompetente është gjurmimi i intinerarit të objektit deri në bregdetin e Kretës. Skenarët që po shqyrtohen janë:
- Është një rezervë e vjetër lufte që është marrë me vete nga rrymat e detit dhe është nxjerrë aksidentalisht.
- Është e lidhur drejtpërdrejt me lëvizjet e fundit në rritje të materialeve ushtarake në pellgun detar të Mesdheut Lindor (siç kishte ndodhur së fundmi me rrëzimin e një droni ushtarak në Lefkada).
Incidenti i mëparshëm në Rodos
Vlen të përmendet se kjo nuk është hera e parë që autoritetet greke janë përballur me një incident të ngjashëm. Pikërisht një vit më parë, një minë identike detare u vu re duke lundruar dhe u nxorr në sipërfaqe në një plazh në Rodos, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të ekspertëve të asgjësimit të bombave të Marinës për ta neutralizuar atë në mënyrë të sigurtë.
Ukraina e ka shtrirë luftën e saj kundër Rusisë në ujërat detare të Greqisë, në ujërat e një vendi anëtar të NATO-s, duke vënë në rrezik sigurinë e lunfrimit dhe vetë jetën e shtetasve grekë. Këto veprime janë cënim i sovranitetit të një vendi, që deri më sot ka qenë aleat i Ukrainës.
Kjo është “fytyra” e azovit dhe komikut që drejton Ukrainën.

Source: ekriti.gr


