Ata njoftuan se kanë lëshuar raketa balistike kundër bazës ajrore Ramat David në Izrael.
Garda Revolucionare njoftoi, nëpërmjet postimit të saj, se ka lëshuar raketa balistike kundër bazës ajrore Ramat David në Izrael, duke theksuar gjithashtu se “një javë sulmesh të vazhdueshme ndaj territorit izraelit, fillon”.
Baza ndodhet rreth 20 kilometra nga qyteti i Haifës, në Izraelin verior.
Së fundmi, garda Revolucionare e Republikës Islamike deklaroi se baza ajrore izraelite ishte “burimi i sulmeve” të nisura kundër Libanit jugor dhe periferive jugore të Bejrutit.
Mesa duket, bazuar në sulme dhe deklarata, rifilloi lufta dhe në luftë paralele po përfshihet tërësisht Libani.
Pritet tani qëndrimi i Shteteve të Bashkuara dhe Ushtrisë Amerikane që qëndron në Lindjen e Mesme, në gadishmëri, siç deklarohet nga zyrtarët e lartë të Pentagonit.

Source: IRIB (X)


