“Projektligji” i euros në Bullgari: BE-ja i kërkon asaj të mos ketë më taksë të sheshtë prej 10%, por ta rrisë atë!
Komisioni Europian synon të fillojë një proçedurë të deficitit të tepërt të Bullgarisë.
Rekomandimi është pjesë e raportit të Brukselit të kësaj jave, pas të cilit u bë e qartë se Komisioni Europian synon të fillojë një procedurë të deficitit të tepërt kundër Bullgarisë, sipas botimeve bullgare, për shkak të futjes së vendit në euro.
Vërehet se Bullgaria ka një taksë të sheshtë për të gjithë qytetarët pavarësisht nga të ardhurat dhe kjo krijon pabarazi sociale, sipas Unionit.
Komisioni Europian e përshkroi taksën e sheshtë në Bullgari si “të padrejtë” dhe rekomandoi ndryshime në sistemin tatimor.
Sipas bTV, një taksë e sheshtë prej 10% mbi të ardhurat, pa një minimum të patatueshëm, çon në një shpërndarje të pabarabartë të barrës tatimore – njerëzit me të ardhura më të ulëta mbajnë një barrë relativisht më të madhe se ata me të ardhura më të larta.
Gjë që në fakt nuk është aspak e vërtetë!
Dokumenti i Unionit rekomandon gjithashtu që qeveria bullgare të marrë masa kundër ekonomisë informale.
Vlerësime dhe udhëzime të ngjashme janë lëshuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për Bullgarinë.
Sigurisht, me taksën e sheshtë prej 10%, Bullgaria ka tërhequr fonde të mëdha investimi që e kanë mbështetur atë për kaq shumë vite, fonde të cilat tani ka të ngjarë të kërkojnë kushte më të mira tatimore diku tjetër dhe kanë për t’u larguar.
Duket se Bullgaria po e shikon dhe po e kupton aktin e vetëvrasjes që kreu duke hyrë në Zonën e Monedhës së përbashkët europiane, EURO.
Source: bTV


