Deputeti Grek Paralajmëron: “Nëse Nuk Ktheni Pronat, Nuk…”!

//

Deputeti i partisë në pushtet, njeriu i afërt i Kryeministrit Kyriakos Mitsitakis, pedagogu, politologu dhe juristi i njohur grek Aggelos Syrigos, në sulm frontal kundër Edi Ramës dhe Qeverisë së tij, lidhur me pronat e minoritetit grek dhe gllabërimit të tyre nga Qeveritë e Edi Ramës.

Problemi që u krijua me “investimin strategjik” në Zvërnec dhe Nartë, mesa duket hapi Kutinë e Pandorës.

Ja cila ishte deklarata e ashpër e deputetit grek Aggelos Syrigos:

” Problemi që u krijua me rrëmbimin e pasurive në zonën e Nartës dhe Zvërnecit, jashtë Vlorës, është thjesht tregues i diskutimit shumë më të madh që ekziston me pasuritë greke në Shqipëri.

Shqipëria është vendi i vetëm ish komunist që ende nuk u ka kthyer shtetasve të tij pasuritë e tyre.

Në zona ku banojnë shtetas të origjinës shqiptare, kthimi i pasurisë shkon në një vlerë afro 60%.

Në zona ku banojnë minoritarë grekë (Vouliarates, Dropulll i Sipërm, Vodhino, Kosvica, Pogoni, Kerasovë, Spilia, Vlahoipsilotera, Qiparo, Frastani, Derviçan, Vanista, Dhuviani, Gorica, Grapsh, Finiq, Alikom divri, Delvinë, Catistë, Livadia, Dhrimadhes etj.), në vartësi, në zonën e Gjirokastrës dhe Sarandës, vlera e kthimit të pronave arrin nga 20% deri në 30%.

Veçse në zona që kanë interes shumë të madh turistik, siç është Himara, Narta apo Zvërneci, vlera e kthimit të pasurive shkon deri në 10%.

Ky është një trajtim diskriminues ndaj minoritetit, që Shqipëria do e gjejë përpara, përgjatë rrugës së saj të integrimit në Bashkimin Europian.”


Source: Aggelos Syrigos (Facebook)

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Pamje Tronditëse: Rrufeja Godet Shatërvanin në Poloni Ndërsa Fëmijë po Luanin Ngjitur! (video)

Next Story

Trump: "Demokratët Janë Komunistë të Pafe - Po Përhapen në të Gjithë Amerikën si Kancer"!

Latest from Albania (Shqipëri)

0 0,00