Nga Ankaraja Donald Trump Rifilloi Luftën me Iranin & Dha Urdhër të Bombardohen Portet & Bazar e Regjimit – Turqia e Mpirë

//

Në mast-info.com e kishim parashikuar dhe analizuar që nuk do të kishte Marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit dhe se e gjitha ishte një logjë gjeniale nga aa e Donald Trump dhe se nga armëpushimi fitonte vetëm Perëndimi.

Qëllimi kryesor i Trump ishte lirimi i anijeve pengje në Ngushticën e Hormuzit, me prezencën e të cilave nuk mund të kishte luftime në zonat e synuara nga Amerika pranë brigjeve, e dyta i dha një frymë ripërtëritjeje në forca dhe armatime izraelitëve, amerikanëve, por edhe vendeve të Gjirit dhe kryesorja, Donald Trump luajti një lojë diplomatike për të “larë duart” përpara kundërshtarëve të kësaj lufte, duke i bindur ata që Irani nuk është i destinuar për paqe, as nuk ka në plan të asgjësojë programin e tij bërthamor.

Tani, Trump i ka të gjitha justifikimet dhe argumentet për të sulmuar sërish Iranin, dje mori edhe lejën apo aprovimin e plotë të NATO-s dhe si për të na bindur për gjenialitetin, presidenti sulmoi Iranin duke lëshuar urdhërin për sulm nga Ankaraja.

Zero reagime nga Turqia që pas përmbylljes së Samitit, ndoshta e kuptoi lakun që i hodhi në fyt Amerika.

Bombardime të reja amerikane ndaj pozicioneve iraniane në dalje të Ngushticës së Hormuzit

Iranianët po përgatiten për një përgjigje, ndërsa flitet se dërgesa armësh po bëhen nga Kina, drejt Iranit.

Gjatë së mërkurës dhe gjatë gjithë natës së orëve të para të së enjtes, Amerika ka bombarduar Iranin, në zonat e treguara në harëtn si më poshtë.

Një bombardim ndodhi pak orë më parë në portin e Shirikut në Iran, ndërsa avionët luftarakë amerikanë qëlluan me armë të drejtuara në pikën ku ndodhen njësitë e Gardës Revolucionare dhe kontrollojnë Ngushticën e Hormuzit.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit raportoi të mërkurën vonë se shpërthime u dëgjuan në Bandar Abbas, porti kryesor me flamur iranian në Ngushticën e Hormuzit.

“Disa shpërthime u dëgjuan në Iranin jugor”, rreth orës 23:15 (ora lokale, 21:15 në Shqipëri), në Bandar Abbas dhe Shirik, raporton gjithashtu Fars.

Raportet iraniane flasin gjithashtu për sulme në provincat e Chabahar, Konarakh, Sistan dhe Baluchestan.

Iranianët kanë paralajmëruar për hakmarrje, ndërsa dërgesat e armëve nga Kina në Teheran nuk janë të vazhdueshme. Në fakt, siç deklaruan zyrtarët kinezë, “Donald Trump furnizon Izraelin. Ne do ta furnizojmë Iranin”.

Në një postim, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për rajonin e Lindjes së Mesme, deklaron se “me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm [domethënë Donald Trump], forcat e Komandës Qendrore të SHBA-së kanë filluar të kryejnë sulme shtesë kundër Iranit, me qëllim kufizimin e mëtejshëm të aftësisë së tij për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Shtetet e Bashkuara e mbajnë Iranin përgjegjës për sulmet e fundit të paprovokuara ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore ndërkombëtare jetësore.”

Ndërkohë, Mehr raporton se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar.

SHBA-të e kishin informuar Izraelin përpara sulmit, raportoi gjithashtu Al Arabiya.

Më herët sot, në Samitin e NATO-s, Donald Trump kishte njoftuar “sulme të ashpra” kundër Iranit të cilat ndodhën dhe operacioni është në vazhdim.


Source: Fars / Mehr / Middle East Observer / CENTROM / Iran TV

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump Refuzoi të Vizitojë Mauzoleun e Kemal Ataturkut, Duke Zemëruar Kemalistët!

Next Story

Këta Janë Revolverët që Erdogan u Dha Udhëheqësve në Samitin e NATO-s

Latest from USA/SHBA

0 0,00