Vizita e Zelenskit në Beograd, nuk ishte një rastësi, por është rasti tipik ku serbët veçse do i marrin Ukrainës dhe nuk do i japin asgjë, por Zelenskit i duhej një vizitë në Serbinë rusofile.
Mesa duket Zelenski shkroi në Beograd sepse do të bëjë shitje armatimesh, kryesisht dronë. Por pyetja që shtrohet është se përse i nevojiten Beogradit kjo sasi armatimesh? Padyshim për Bosnjën dhe Kosovën.
Pas kësaj deklarate zyrtare të Zelenskit, ku pohoi sërish në ligjëratë të drejtë se “nuk e njohin Kosovën”, reagoi Prishtina që deri më dje i kishte bërë “temena” Ukrainës dhe luftës së saj kundër Rusisë, duke shpërfaqur me madhështi servilizmin ndaj çdo nisme të europianëve dhe ish Amerikës së demokratëve, mes një banderole.
Nuk nguroi Prishtina që të vendosë një banderolë gjigante me togfjalëshin në gjuhën angleze “Free Ukraine”, si për të shprehur mbështetjen dhe solidaritet për një shtet që jo vetëm nuk e njeh, por bëhet në çdo moment aleat i Serbisë, edhe kur lufton me Rusinë.
Pamençuria shqiptare dhe kosovare e ngjyer në servilizma, që gjithmonë u kthehet bumerang, e detyroi sot Prishtinën të heqë banderolën e vendosur në shenjë mbështetje, si për të na bindur se Kosova nuk ka qenë e vetëdijshme, as e bindur, por banderola ka qenë thjesht një akt ekzibicionizmi politik ndërkombëtar, si për të qenë në kahun e duhur të luftës mes “parrullash”.
Por ja që sërish qënkan gabuar drejtuesit e Prishtinës dhe Kosovës dhe ende nuk kanë kuptuar se vasaliteti dhe servilizmi nuk të çojnë askund, përkundrazi.
MAST-info.com

