Gjykata Siriane Dënon me Vdekje Bashar al-Assad-in e Larguar nga Pushteti

Gjithashtu u dënua me vdekje Atef Najib, ish kreu i Politikës së Sigurisë në Deraa dhe kushëri i Assad-it.

Një gjykatë siriane ka dënuar me vdekje Presidentin e rrëzuar Bashar al-Assad, i akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit të vitit 2011.

Vendimi u dha në mungesë për Assad-in, i cili është arratisur në Rusi me gruan e tij pasi qeveria e tij u rrëzua.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA, gjyqtari Fakr al-Din al-Arian tha se “gjykata vendosi që Bashar al-Assad, si vendimmarrësi më i lartë, kontribuoi në krime duke mobilizuar institucionet shtetërore për t’i kryer ato”.

Assad u dënua për vrasje me paramendim, torturë, ndalim arbitrar dhe krime kundër njerëzimit.

Por sigurisht që të gjitha informacionet flasin për atë se, Rusia nuk ka për ta dorëzuar kurrë. Por a mundet institucionet siriane ta arrestojnë në Rusi, ku dhe ndodhet?


Source: SANA

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

BE: Radhë në Aeroporte, Deri në Dy Orë, për Shkak të Sistemit të Ri EES

Next Story

Kyriakos Mitsotakis u Shtrua në Spital Pas Një Aksidenti me Biçikletë, në Kretë!

Latest from World (Bota)

0 0,00