Kyriakos Mitsotakis u Shtrua në Spital Pas Një Aksidenti me Biçikletë, në Kretë!

Teksa Greqia dhe kryesisht rajoni i Attikës digjet dhe është pushtuar nga flakët, teksa qindra banesa janë djegur dhe mijëra grekë janë të pastrehë, kryeministri grek pushon në Kretë dhe vazhdon të ushtrojë pasionin e tij, që janë malet dhe biçikleta.

Të hënë, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis u shtrua në spital në Hania të Kretës, pas një aksidenti me biçikletë në malet e zonës ku ndodhet vila e tij.

Sipas mediave lokale, kryeministri shkoi në departamentin ambulator të spitalit pasi ra nga biçikleta dhe pësoi dëmtime.

Mitsotakis u lëndua në dorë dhe gjithashtu pësoi gërvishtje në trup. Pasi mori ndihmën e parë emergjente dhe pasi u mbajt për një kohë në spital për të ekzaminuar situatën, kraministri grek u largua nga spitali.


Source: Europost

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjykata Siriane Dënon me Vdekje Bashar al-Assad-in e Larguar nga Pushteti

Next Story

"Bomba" Kriminale e Anthony Fauci-t: Gratë Shtatzëna Nuk u Përfshinë në Provat Klinike të Vaksinave Kundër Koronavirusit

Latest from Greece (Greqi)

0 0,00