Incidenti ndodhi pranë stacionit hekurudhor Lewes në East Sussex.
“Alarmi” u dha në Anglinë jugore, pasi një tren doli nga shinat pranë stacionit hekurudhor Lewes, në East Sussex.
Incidenti ndodhi të enjte, ndërsa shërbimet e emergjencës u mobilizuan menjëherë dhe ekipet e shpëtimit nxituan në zonë.
Imazhet e publikuara në mediat sociale tregojnë të paktën një nga vagonët e trenit që ka dalë nga shinat dhe është përmbysur anash.
Deri më tani nuk dihet nëse ka viktima nga incidenti, raportohet vetëm për të lënduar.
Autoritetet po veprojnë në vendngjarje, ndërsa pritet të vijojë një përditësim mbi gjendjen e pasagjerëve dhe shkaqet e daljes së trenit nga shinat.


Source: Daily Mail


