30 Pelegrinazhet dhe Kishat më të Mëdha të Fjetjes së Virgjëreshës Mari.
1_ Panagia e Tinos (Kisha e Evangjelistrës) – Edhe pse quhet Evangjelistria, është pelegrinazhi më i madh kombëtar i Fjetjes së Virgjëreshës Mari më 15 gusht (Qyteti i Tinos).


2_ Panagia Soumela – Qendra historike shpirtërore e helenizmit pontik në shpatet e Vermionit (Kastania, Imathia).

3_ Panagia Ekatontapyliani – Një nga monumentet më të rëndësishme të krishtera të hershme në Greqi (Pariokia, Paros).

4_ Manastiri i Shenjtë i Molyvdoskepastis – Manastir historik fortesë pranë kufirit greko-shqiptar (Konitsa, Janinë).

5_ Manastiri i Shenjtë i Prousos (Panagia Prousiotissa) – I ndërtuar mbi një shkëmb të pjerrët në Evrytania.

6_ Manastiri i Shenjtë i Malevit – Manastir i famshëm i Kynouria-s (Agios Petros Arcadia).

7_ Manastiri i Shenjtë i Ambelakiotissa – Qendër e rëndësishme fetare e Nafpaktia-s (Aitoloakarnania).

8_ Kisha Metropolitane e Fjetjes së Hyjlindëses së Hidrës – Kishë mbresëlënëse në portin e ishullit.

9_ Manastiri i Shenjtë i Agathonos – Manastir i njohur në rrëzë të malit Oiti (Ftiotidë).

10_ Manastiri i Shenjtë i Varnakova – Një nga manastiret më të vjetra në Greqi (Dorida, Fokidë).

11_ Manastiri i Shenjtë i Panagia Kremasti – Manastir mbresëlënës që duket sikur varet mbi një shkëmb (Ilia).

12_ Panagia Agiassos – Kishë historike dhe vend pelegrinazhi në fshatin malor me të njëjtin emër (Lesvos).

13_ Panagia Faneromeni e Salaminës – Manastir historik me një pjesëmarrje të madhe besimtarësh.

14_ Manastiri i Shenjtë i Damastës – Në shpatet e malit Kallidromos (Ftiotidë).

15_ Manastiri i Shenjtë i Girokomeio-s – Një nga manastiret më të vjetra në Peloponez (Patra).

16_ Manastiri i Shenjtë i Voulkanos – I ndërtuar në malin Ithomi (Mesinia).

17_ Panagia e Madhe e Tebës – Tempulli qendror historik i qytetit (Tebë).

18_ Manastiri i Shenjtë i Spilias – I vendosur në lartësi mbidetare në Agrafa (Karditsa).

19_ Manastiri i Shenjtë i Panagia Faneromeni i Artakisë – Pelegrinazh i rëndësishëm në Evia.

20_ Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses (Mitropolia e Vjetër) – Tempull bizantin në lagjen Varosi (Edessa).

21_ Manastiri i Shenjtë i Vytoumas – Në rrëzë të Koziakas (Kalampaka).

22_ Manastiri i Shenjtë i Stagiades – Manastir historik me një traditë të gjatë (Kalampaka).

23_ Panagia Chrysopodaritissa – Manastir historik i ndërtuar në një shpellë (Nezerochoria, Akaia).

24_ Manastiri i Shenjtë i Kato Xenia – Një nga qendrat më të rëndësishme fetare të Magnezisë.

25_ Kisha e Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Argos) – Kishë madhështore dhe xhevahir arkitektonik i qytetit.

26_ Kisha e Fjetjes së Virgjëreshës Mari e 40 Kishave – Kishë e madhe famullitare me rëndësi historike (Selanik).

27_ Manastiri i Shenjtë i Gouras – Manastir malor në Trikala.

28_ Panagia Demerliotissa – Vend i famshëm pelegrinazhi në Farsala (Larissa).

29_ Manastiri i Shenjtë i Panagia Petra – Manastir historik në rrëzë të malit Olimp (Pieria).

30_ Kisha e Ngjitjes së Virgjëreshës Mari (Anogeia) – Kishë historike me afreske të rralla bizantine (Kretë).

***

31_ Një nga Kishat më të Vogla dhe më Historike të Fjetjes së Virgjëreshës Mari (Chrysokastriotissa), Plaka, Athinë. Kjo kishë e vogël dhe piktoreske bizantine ndodhet në rrugicat e Plakës, poshtë Akropolit. Pavarësisht dimensionit së saj të vogël, ajo mbart një histori të madhe që nga periudha e sundimit turk dhe Revolucionit të vitit 1821.
⛪
Sa kisha të Hyjëlindëses Mari ka në zemrën e ortodoksisë, në Greqi?
Nuk ka një të dhënë absolute, zyrtare me një numër të saktë, pasi Virgjëresha Mari është “Nëna” e të gjithë grekëve dhe kishat e saj gjenden literalisht kudo.
Megjithatë, bazuar në statistikat e Mitropolive të Shenjta të Kishës së Greqisë, Kretës dhe Dodekanezit, mund ta përcaktojmë shkallën me një saktësi të madhe:
Kisha dhe Pareklisë ka mbi 1,500 deri në 2,000.
Thuajse çdo qytet ka një kishë të madhe të “Virgjëreshës Mari” dhe një fshat në tre, në provincat greke, ka një kishë të Ngjitjes apo Fjetjes së Virgjëreshës Mari, si kishën e tij qendrore (ose mbrojtëse).
Nëse përfshijmë kisha të vogla në male dhe në ishuj, numri i kalon 5,000. Për shembull, vetëm në një njësi rajonale (në Evros) ka 19 kisha famullie të Ngjitjes së Virgjëreshës, ndërsa në ishuj si Tinos ka gjithsej mbi 1,000 kapela (shumë prej të cilave i janë kushtuar Virgjëreshës Mari).
Manastiret e Shenjta
Ka afro 200 manastire aktive (mashkjush dhe femrash) në të gjithë territorin e Greqisë, që kanë Ngjitjen e Virgjëreshës Mari si kishën e tyre katolike (qendrore).
Ngjitja/Fjetja e Virgjëreshës Mari është e para sipas preferencës për emërtimin e manastireve greke, me Lindjen e Virgjëreshës Mari (8 shtator) dhe Shfaqen e Virgjëreshës Mari (21 nëntor) të dytën.
Në Greqi, ka afërsisht 10,000 kisha të vogla. Virgjëresha Mari mban pjesën më të madhe të përkushtimeve në tempuj kisdhtarë, duke tejkaluar çdo Shenjtor tjetër të Kishës së Shenjtë Ortodokse.
15 gushti quhet “Pashka e verës” pikërisht sepse e gjithë greqia, nga ishulli më i vogël deri në majën më të lartë të malit, është i mbuluar me tempuj kishtarë që festojnë këtë ditë.
15 gusht! Dhe me Hirin tënd Perëndi!
Kisha e së Tërëshenjtës Myrtidiotissas, Alimo, Athinë (Arkitek Kostas Livas), një nga kishat më emblematike, një nga më të bukurat kisha të ndërtuara në shekullin 21-të. Arkitektura e kishës mban firmën e një prej arkitektëve më të famshëm grekë, Kostas Livas, me një seri objektesh dhe ndërtimesh të rëndësishme brenda dhe jashtë Greqisë.
MAST-info.com

