Operacion i madh nga autoritetet në Tiçino.
Shkaqet e shpërthimit nuk dihen, as nëse ndodhi në objektin e vjetër apo të ri.
Disa persona u plagosën nga një shpërthim në një hidrocentral në Zvicrën jugore, sipas raportimeve të mediave zvicerane.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së mërkurës, 9 shtator, në zonën e hidrocentralit Ritom, në Tiçino, ndërsa një operacion i madh nga shërbimet e emergjencës është duke u zhvilluar në vendngjarje.
Informacionet fillestare tregojnë gjithashtu se një pjesë e objektit është shembur, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së të plagosurve.
Shkaqet e shpërthimit të panjohura dhe nuk dihen ende.
Është e paqartë nëse incidenti ndodhi në hidrocentralin e vjetër, i cili është ende në funksion, apo në objektin e ri që po ndërtohet pranë tij dhe pritet të jetë funksional në vitin 2027.
Policia kantonale ka konfirmuar se forcat e tyre kanë ndërhyrë në objekt, por tha se ishte shumë herët për të dhënë informacione të mëtejshme.
Stacioni Ritom ndodhet në Luginën Leventina, në zonën e Liqenit Ritom dhe është i lidhur me prodhimin e energjisë hidroelektrike.
Operacioni i autoriteteve po vazhdon, ndërsa priten më shumë informacione rreth rrethanave në të cilat ndodhi shpërthimi dhe gjendjes së të plagosurve.
Source: Ground News


