Presidenti turk po e shantazhon greqinë maksimalisht, duke luajtur me zjarrin.
Deklarata e Erdoganit në lidhje me raketën “Tayfun” me të cilën “do të godasë Athinën” pak orë më parë, ka ngritur alarm në udhëheqjen politike dhe ushtarake greke.
Në deklaratën e tij në lidhje me industrinë e mbrojtjes dhe projektet e raketave vendase, Rexhep Tajip Erdogan tërhoqi vëmendjen me raketën Tayfun.
Erdogan deklaroi: “Kemi filluar prodhimin e raketave tona. Ju thoni Tyfun dhe grekët kanë frikë dhe thonë ‘do të godasin Athinën’. Natyrisht që do të godasim, pse çfarë do të bëjmë, do të mbledhim dardha?!”
Deklarata u bë shpejt një çështje virale në mediat sociale, duke shkaktuar diskutime rreth aftësive mbrojtëse të Turqisë dhe tensioneve rajonale.
kemi përmendur në shkrime të mëparshme se kompleksi Kretë-Kassos-Karpathos-Rodos është një objektiv strategjik i revizionizmit turk.
Ankaraja kundërshton sistematikisht të drejtat sovrane të këtyre ishujve me qëllim “prerjen” e ZEE-së greke në dy pjesë dhe kontrollin e kalimeve detare për në Mesdheun Lindor.
Aktiviteti operacional i avionëve të bashkëpunimit detar P-72 (ATR-72-600 TMPA) të Marinës Turke zbulon prioritetet strategjike të Ankarasë në Mesdheun Lindor. Modelet e fluturimit gjatë dy javëve të fundit pasqyrojnë objektiva specifike, raporton një faqe interneti e njohur italiane.
Kjo deklaratë e sotme e Erdoganit është shpallje lufte, nga një anëtar i NATOs, kundrejt një tjetër anëtari.
Çfarë qëndrim do të mbajë NATO-ja vallë? Po Bashkimi Europian?
#TARİHİ | Cumhurbaşkanı Erdoğan:
— KONSEY (@konseytr) May 18, 2026
“Füzelerimizi yapmaya başladık. Tayfun diyorsun Yunan ürküyor, Atina'yı vurur diyor. Vuracak tabii…” pic.twitter.com/LEFnXYVfVW


