Erdogan Mbyll Universitetin Liberal “Bilgi” të Stambollit – Po Studentët?

/

Çfarë do të ndodhë me studentët?

30 vite funksionim

Qeveria turke ka vendosur të revokojë liçencën e funksionimit të Universitetit Bilgi të Stambollit, sipas një dekreti presidencial të botuar në Gazetën Qeveritare Turke dhe të nënshkruar nga Erdogan.

Qeveria turke ka vendosur të revokojë licencën e funksionimit të Universitetit Bilgi të Stambollit, sipas një dekreti presidencial të botuar në Gazetën Qeveritare Turke dhe të nënshkruar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Zhvillimi ka të bëjë me një nga universitetet më të mëdha private në vend, me më shumë se 20,000 studentë dhe rrjete të gjera Erasmus, ndërsa parashikohet një procedurë e veçantë për vazhdimin e studimeve të tyre në universitetet shtetërore.

Sipas vendimit, liçenca e funksionimit të Universitetit Bilgi të Stambollit, i cili më parë ishte emëruar komisioner shtetëror, u revokua sipas nenit shtesë 11 të Ligjit 2547 për Arsimin e Lartë.

Çfarë do të ndodhë me studentët e Universitetit Bilgi?

Këshilli Turk i Arsimit të Lartë (YÖK) ka një kuadër të veçantë rregullator për fatin e studentëve të universiteteve private të cilëve u revokohet liçenca e funksionimit. Bazuar në këtë kuadër, studentët transferohen në një “universitet shtetëror garantues”, domethënë një institucion publik që merr përsipër vazhdimin e studimeve të tyre. Në rast se ky universitet nuk ka vende të mjaftueshme për këta studentë, YÖK mund të caktojë edhe një universitet të tretë shtetëror për t’i pranuar.

Për Universitetin Bilgi, Universiteti Mimar Sinan është caktuar si universiteti garantues.

Universiteti Bilgi i Stambollit

Universiteti Bilgi i Stambollit u themelua më 7 qershor 1996 nga Fondacioni i Arsimit dhe Kulturës Bilgi dhe është universiteti i katërt privat i themeluar në Turqi.

Në vitin 2019, grupi ndërkombëtar i arsimit Laureate u tërhoq nga Turqia dhe universiteti u ble nga Grupi Can Holding për afërsisht 90 milionë dollarë.

Në shtator 2025, si pjesë e një hetimi mbi grupin, u emërua një komisioner shtetëror për të mbikëqyrur menaxhimin e kompanive dhe institucioneve të grupit, përfshirë entitetin që menaxhonte Universitetin Bilgi. Mesa duket raporti pas hetimit ka bindur sulltanin për të mbyllur institucionin e dije.


Source: Reuters

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Hungari: Shpërthim Masiv në Uzinën më të Madhe Petrokimike të Vendit - Katastrofë Energjitike

Next Story

Ukrainasit Bombardojnë Kolegjin Rus në Luhansk - Dhjetra të Vdekur, të Plagosur & të Zhdukur

Latest from Politikë