Mosmarrëveshja përqendrohet në një raport në lidhje me një letër “të turpshme” ditëlindjeje, ku gazeta tha se Trump ia kishte dërguar financierit dhe anuzuesit seksual Jeffrey Epstein.
Presidenti amerikan Donald Trump ka rinovuar betejën e tij ligjore kundër The Wall Street Journal, duke ngritur një padi të re për shpifje kundër botuesve të saj, pasi një gjykatë hodhi poshtë padinë e tij të mëparshme muajin e kaluar.
Mosmarrëveshja përqendrohet në një raport në lidhje me një letër “të turpshme” ditëlindjeje që gazeta tha se Trump ia kishte Jeffrey Epstein.
Një gjykatë e rrethit të Floridës hodhi poshtë padinë fillestare në prill. Gjykatësi Darrin P. Gales vendosi që Trump nuk kishte bërë një paraqitje të arsyeshme se gazeta veproi “me keqdashje” në botimin e letrës së supozuar drejtuar Epstein, dhe se padia e presidentit nuk përmbush standardet themelore ligjore.
The Wall Street Journal raportoi sot se në padinë e tij të re se, Trump përsëri pretendon që gazeta veproi me keqdashje. Padia gjithashtu vëren se presidenti ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në letër.
Ashtu si në padinë e tij të mëparshme, Trump po kërkon të paktën 10 miliardë dollarë dëmshpërblim.
Vitin e kaluar, gazeta Wall Street Journal raportoi për një letër të dërguar Epstein në vitin 2003 për ditëlindjen e tij të 50-të, e cila dyshohet se ishte nënshkruar nga Trump. Letra, tha gazeta, përmbante tekst me përmbajtje seksuale sugjestive dhe një skicë të vizatuar me shënues të një figure femërore. Trump mohoi se e kishte shkruar ai.
Presidenti më pas ngriti një padi kundër manjatit të gazetave dhe mediave Rupert Murdoch, perandoria mediatike e të cilit përfshin WSJ, duke kërkuar 10 miliardë dollarë.
Trump ka synuar vazhdimisht organizatat mediatike që ai i konsideron armiqësore, duke përfshirë Washington Post, CNN dhe BBC.
Vitin e kaluar, pas rezistencës së gjatë nga Trump, Kongresi e detyroi Departamentin e Drejtësisë të fillonte publikimin e një mori dokumentesh dhe fotografish të lidhura me vite hetimesh.
Trump ishte midis atyre që kishin marrëdhënie me Epstein në vitet 1990 dhe fillim të viteve 2000. Megjithatë, nuk ka prova që e lidhin atë me aktivitetet kriminale të Epstein dhe presidenti ka pohuar se ai kurrë nuk ka qenë “mik me Jeffrey Epstein” në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Source: Donald J. Trump (TS) / Wall Street Journal


