Si Mori SHBA Kontrollin e të Ardhurave Prej 150 Miliardë Dollarë, nga Nafta e Venezuelës!

//

Të ardhurat nga nafta nuk shkojnë direkt në qeverinë venezueliane, por menaxhohen nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së.

SHBA-ja ka marrë kontrollin e të ardhurave nga nafta dhe fitimeve të ardhshme të Venezuelës (të vlerësuara deri në 150 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme), përmes një sërë lëvizjesh të koordinuara, pas ndërhyrjes politike dhe ushtarake që çuan në arrestimin e Presidentit Nicolas Maduro.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, duke “kyçur” të ardhurat në llogari speciale në Departamentin e Thesarit të SHBA-së (OFAC) për ta mbrojtur atë nga urdhrat e gjykatës dhe kërkesat e kreditorëve të huaj.

Uashingtoni ka vendosur kontroll të drejtpërdrejtë mbi të ardhurat nga nafta e Venezuelës

Sipas urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump, të ardhurat nga eksporti depozitohen së pari në llogari të kontrolluara nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së dhe vilen “për të mirën e popullit amerikan dhe popullit venezuelian”.

SHBA-ja ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të marketingut të dhjetëra miliona fuçive naftë. Përmes liçencave të dhëna kompanive perëndimore (si Chevron), eksportet kanë rihyrë pa probleme në tregun global.

Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë bërë marrëveshje për të furnizuar rafineritë amerikane, të tilla si Citgo, e cila ka kapacitet për të përpunuar naftën e rëndë bruto të Venezuelës.

Në vitin 2025, Venezuela prodhoi rreth 936,000 fuçi naftë në ditë, duke fituar rreth 13 miliardë dollarë nga shitjet.

Analistët paralajmërojnë se transferimi i kontrollit të të ardhurave nga nafta tek Shtetet e Bashkuara mund të rrezikojë aksesin e vendit në rreth 150 miliardë dollarë të ardhura potenciale gjatë dekadës së ardhshme.

Qëllimi përfundimtar i Shteteve të Bashkuara është të rrisin prodhimin e naftës së Venezuelës në 2 milionë fuçi në ditë. Kjo mund të rrisë furnizimin global dhe të ushtrojë presion në rënie mbi çmimet globale.

Në të njëjtën kohë, shuma prej 150 miliardë dollarësh lidhet drejtpërdrejt me borxhin e madh të jashtëm të Venezuelës ndaj kreditorëve të huaj dhe kompanive amerikane (i cili gjithashtu arrin në 150 miliardë dollarë), të cilin SHBA-të synojnë ta shlyejnë duke përdorur burimet energjetike të vendit si kolateral.

SHBA-të e detyruan qeverinë kalimtare të Venezuelës të dorëzojë menjëherë 30 deri në 50 milionë fuçi naftë, me vlerë 2-3 miliardë dollarë.

Kjo naftë po transportohet në rafineritë amerikane, me presidentin amerikan që deklaron shprehimisht se të ardhurat nga shitjet do të “kontrollohen prej tij”.

Venezuela u detyrohet miliarda dollarë gjigantëve amerikanë të energjisë (si ConocoPhillips dhe ExxonMobil) për shkak të shtetëzimeve që u kryen nën Hugo Chavez, dekada më parë.

SHBA-të po përdorin kontrollin e tyre mbi fushat e naftës të PDVSA-së (kompanisë shtetërore të naftës) për të drejtuar fitimet e ardhshme dhe për të paguar pretendimet e SHBA-së.

Nën presionin e pranisë së SHBA-së, po shtyhen ndryshime në legjislacionin e vendit për të hequr monopolin shtetëror të PDVSA-së. Kjo u lejon kompanive amerikane të naftës të rihyjnë në vend, të marrin përsipër prodhimin dhe të korrin pjesën më të madhe të fitimeve nga fushat më të mëdha të naftës të provuara në botë.

A do të fitojë Venezuela nga kjo? Janë të shumtë ata që mendojnë se Trump ka për të shtuar investimet dhe bashkëpunimin me Venezuelën, për të kënaqur popullin dhe për të rritur mirëqënien.


Source: WSJ

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Kthehet El Niño - 80% Mundësi për Fenomenin e Verës - Alarm Global për Motin

Next Story

Irani po Mbushet me Grupe të Opozitës të Armatosura "Deri në Dhëmbë" nga Perëndimi

Latest from Ekonomi

0 0,00