Goditje Politike për D.J. Trump apo Vetëspastrim mes Republikanëve? – Kongresi Miraton Paketën e Re të Ndihmës për Ukrainën

///

Projektligji u miratua me 226 vota pro dhe 195 kundër, falë votës së 18 ligjvënësve republikanë që vendosën të ndryshojnë nga linja zyrtare e partisë.

Donald Trump pa Dhomën e Përfaqësuesve të miratonte dje një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, pavarësisht presionit të fortë nga Shtëpia e Bardhë dhe udhëheqjen republikane për ta refuzuar paketën.

Çarje dhe vetëspastrim mes republikanëve

Vota nxori në pah çarje brenda republikanëve për Ukrainën, por bëri edhe një vetëspastrim teksa detyroi të dilnin hapur ata që votuan paketën dhe që nuk kanë për të patur më mbështetjen e Partisë Republikane.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson kishte bërë thirrje të qartë për një votim kundër projektligjit, duke argumentuar se Trump-it duhet t’i jepet kohë për të ecur përpara me negociatat me Rusinë.

Megjithatë, 18 republikanë, së bashku me një të pavarur, zgjodhën të mbështesin paketën, në një veprim që shihet gjerësisht si një sfidë e hapur ndaj udhëheqjes së Trump nga një pakicë, që menjëherë u trajtua nga republikanët dhe MAGA si pakicë tradhtarësh.

Çfarë përmban paketa e ndihmës për Ukrainën?

Projektligji parashikon:

Ndihmë ushtarake me vlerë 8 miliardë dollarë.

Sanksione të reja të ashpra ekonomike kundër zyrtarëve, bankave dhe kompanive energjetike ruse.

Tarifat 500% për të gjitha produktet ruse.

Ndalimin e importeve të naftës ruse në SHBA.

Senati vendos gjithsesi


Pavarësisht miratimit në Dhomën e Përfaqësuesve, në Kongres pra, projektligji përballet me pengesa të konsiderueshme në Senat, ku kërkohet një shumicë prej 60 votash për të kapërcyer pengesat proçedurale.

Shumë senatorë republikanë mbeten besnikë ndaj linjës së Trump për një “zgjidhje të shpejtë” përmes negociatave dhe kjo paketë ndihme për Ukrainën, që u aprovua në Kongres, nuk ka për të kaluar nga Senati.

Miratimi i paketës ishte realisht një vetëspastrim në radhët e Partisë Republikane, që për disa duket dhe është çarje, por që në epokën e Trump është thjesht një e vërtetë me të cilën duhet të përballen për t’i dhënë zgjedhje.


MAST-info.com

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin i Drejtohet Europës: "Nuk e Ndaluam Ne Furnizimin me Gaz Natyror - Juve Ratë në Kurthin që Ngritët"!

Next Story

E Premtja e Zezë në Wall Street për Aksionet e Teknologjisë – "Flluskë" Inteligjenca Artificiale?

Latest from Ekonomi

0 0,00